Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen
18 qershori rruga drejt Europës

Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen<br />18 qershori rruga drejt Europës
Nga Gjirokastra ku mori pjesë në një takim në kuadër të aktiviteteve për ditën e Evropës që është më 9 maj, kryeministri Edi Rama lëshoi një sinjal për kundërshtarin e tij politik lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Ashtu sikurse deklaroi në daljen e tij kur njoftoi për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë, kryeministri Edi Rama pohoi se 18 qershori është dita kur shqiptarët do të tregojnë se duan të shkojnë të drejt Evropës.
 
Rama u shpreh se problemet në politikën e brendshme duhet të kapërcehen më qetësi.
 
Edhe ne sot në Shqipëri jemi në udhëkryq, duhet vullnet për drejtësi të re. Në këtë udhëkryq do të fitojë e ardhmja dhe nuk do të imponohet e shkuara.Do fitojë Evropa në zemrat dhe në vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do të fitojë kundërvënia ndaj saj nga frika dhe tmerri për drejtësi. Kjo është sfida për të cilën jemi të përkushtuar, shpresojmë dhe që kjo periudhë e brendshme politike shpresoj ta kalojmë. T’i kapërcejmë me njerëzillëk edhe problemet në politikën tonë të brendshme cilësia nuk matet me sa shumë njerëzit bien dakord por sa njerëzisht e jetojnë mosdakordësinë mes tyre. Jam i bindur që do ia dalim, më 18 qershor shqiptarët do japin një mesazh të qartë se rruga jonë është Europa”, tha Rama. 

'Francë, fitorja e Le Pen na kthen pas në kohë'

Rama komentoi edhe zgjedhjet në Francë ku shpresoi që nesër të afirmohet Europa që duam, ndwrsa deklaroi se janë pwrballw dy kandidatura, njëra për projektin europian të etërve themelues dhe tjetra për t’u kthyer 400 vjet prapa, në doktrinën e “kombit shtet” të Kardinalit Rishelie.

"Vitin e shkuar ne në Shkodër folëm për rrezikun që i kanosej kontinentit tonë nga populizmi dhe nga ekstremizmi. Sot, në Francë është heshtje zgjedhore, në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, ku dy alternativat nuk mund të ishin më të kundërta; njëra për projektin europian të etërve themelues dhe tjetra për t’u kthyer 400 vjet prapa, në doktrinën e “kombit shtet” të Kardinalit Rishelie. Shpresoj që këtë herë sondazhet mos gabojnë dhe gjithçka, nesër, në Francë të flasë për riafirmimin e Europës që duam. Por fakti që në ndërkohë ka një alternativë të dytë shkatërrimtare për Europën që duam dhe që sidoqoftë do votohet nga miliona francezë, nuk e përmbys pikëpyetjen mbi vetë të nesërmen e Bashkimit Europian", tha Rama.

Vlahutin: Shqipëria ka realizuar reforma të ndërlikuara
E pranishme në aktivitetin e Ditës së Evropës është dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin. Në fjalën e saj ajo komentoi dhe mbi reformat që ka ndjekur Shqipëria dhe aktualitetin politik.
 
"Në Shqipëri do të fillojë një cikël për të gjithë, të bëjmë zgjidhje që të jenë për të gjithë. Shqipëria ka realizuar disa reforma të ndërlikuara. Shqipëria nuk është vetëm. Shpresoj që politika shqiptare do lejojë qytetarët të votojnë më 18 qershor. Besoj se përpjekjet do përfundojnë me një konsensus për 18 qershorin”, tha Vlahutin. 

Bregu "braktis" çadrën, i bashkohet Ramës
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, e ka shprehur qartë qëndrimin e saj kundër liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha sa i përket bojkotit të zgjedhjeve.
 
Sakaq teksa në Partinë Demokratike bëhen përgatitjet për protestën e 13 majit, Majlinda Bregu mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kryeministria në Gjirokastër për Ditën e Europës.
 
Bregu ishte në krah të Bledi Cucit, ish Ministrit të Çështjeve Vendore që do udhëheqë listën e PS në këtë qark.
 
Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet nuk ngurroi të shigjetonte kundërshtarin e tij politik, duke i kujtuar se me 18 qershor shqiptarët duhet të ndjekin rrugën që çon shqiptarët drejt familjes madhe evropiane
 
Majlinda Bregu ishte ftuar në këtë aktivitet nga Ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim