TIRANE- Kryeminisitri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për problemin e ngritur nga banorët e Dibrës në lidhje me hidrocentralin që mund të ngrihet në lumin Radika nga shteti fqinj, Maqedonia. Pas protestave të shumta të banorëve të kësaj zone, por dhe reagimeve politike të opozitës, kreu i qeverisë ka “shuar” zërat e ngritur disa ditë më parë nga shoqëria civile, ku thuhet se do të devijohej lumi Radika në pjesën maqedonase. Rama shkruan në rrejtin social twitter se nuk ka asnjë plan dhe se nuk do të lejojë asgjë që prek intersin e kombit. "Lumi Radika" shumë zhurmë për asgjë!
1.S`ka projekt 2.S`ka gjasë të ketë fillim të njëanshëm 3. S`ka shans të lejojmë prekjen e interesit tonë!", përgjigjiet Rama. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, i cili theksoi se nuk ka asnjë projekt konkret të dorëzuar në qeveria në ministri për ndërtimin e një HEC-i në Fushën e Lukovës. Ministri Gjiknuri u shpreh se, për këtë hidrocentral është një projekt-ide e hedhur prej shumë kohësh nga qeveria maqedonase.
Gjiknuri sqaroi se në takimin me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini në 27 nëntor 2013, e ka thënë të qartë se e vetmja rrugë, sipas të cilës kjo çështje mund të diskutohet është se “nëse projekti ka impakt në ujërat e Shqipërisë, zgjidhja e tyre parashikohet në marrëveshjet ndërkombëtare dhe ndërkufitare përsa i përket regjimit të ujërave”. “Kjo është përgjigja!Ne presim të shikojmë projektin nga ana teknike dhe patjetër, nëse ka impakt mbi pasuritë e vendit, padiskutim që qeveria shqiptare do të mbajë qëndrimin në përputhje me marrëveshjet dhe me interesat dhe asnjë nuk duhet t’a paragjykojë, apo të luajë politikisht me këtë gjë”, tha ministri Gjiknuri.
Reagon PD
Në lidhje me këtë çështje, partia më e madhe në opozitë, PD, reagoi dje duke i kërkuar qeverisë shqiptare të bëjë transparencë në lidhje me projektin e qeverisë maqedonase që parashikon devijimin e lumit Radika. Deputeti i PD-së në qarkun e Dibrës, Roland Keta deklaroi se kryeministri Rama duhet të dëgjojë shqetësimin mbarëkombëtar për devijimin e lumit Radika.
“Nëse ndodh, ky devijim sjell dëme të pallogaritshme për territorin dhe jetën e më shumë se 20 mijë banorëve të Dibrës së Madhe, të cilët janë në mazhorancë shqiptarë. Por gjithashtu, sjell dëme të mëdha jo vetëm ekologjike por dhe ekonomike, edhe në rrethin e Bulqizës dhe Dibër. Ne i kërkojmë Ministrit të Jashtëm dhe Kryeministrit të dëgjojnë zërin e banorëve të Dibrës, të Bulqizës, por dhe zërin e shqiptarëve që banojnë në Dibrën e Madhe”,- u shpreh deputeti.
Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com