Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në mesazhet e tij për kryebashkiakët duke i theksuar se nuk duhet të pranojnë asnjë drejtor që nuk di të sillet me qytetarët. Në takimin me kryetarët në Pogradec, Rama tha se kryetari duhet të jetë i alarmuar nëse “zyrtari lë kokrrën e namit dhe e mbron partia”.
“Nuk kemi arsye pse të kemi bashki të mira e pastaj problematike. Nuk po flasim që të jenë të shkëlqyera, por duhet të jenë të mira. Duhet të kenë mesataren e artë të shërbimeve. Kjo është A-ja dhe raporti me qytetarët është baza. Çfarë vlere ka ti shkosh kur je në fushatë kur je kryetar bashkie dhe nuk garanton që çdo ditë t’ju hapet dera njerëzve? Nuk pranon të kesh zyrtar që A dhe Zh është kujdesja, respekti dhe sjellja ndaj qytetarëve. Jo vetëm zyrtarëve por ti si kryetar duhet të jesh i alarmuar nëse një zyrtar lë kokrrën e namit dhe e mbron partia.
Duhet të thuash o unë o ky këtu se i ka dalë boja, sepse të jesh kryetar bashkie do të thotë të jesh avokati nr.1 i njerëzve dhe mbrojtësi nga të gjithë xhagajdurët që vijnë me lloj lloj pozicionesh shtetërore në pozicionet tuaja. Kjo është të jesh kryetar bashkie dhe të thuash ti nuk vazhdon më këtu, ti nuk do jesh më drejtor hipoteke, sigurimesh shoqërore apo poste. Pse nuk e di kryebashkiaku kur posta bën zullume me pensionistët? E di që çke me të dhe sa më të vogla të jenë realitetet e bashkive, aq më shumë i di të gjitha”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama sulmon Lelin nga Pogradeci: Fle gjumë, Vlora duhet të ishte xixë! Mesazhi për kryebashkiakët: Largoni drejtorët që lënë kokrrën e namit
/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.8%
-
Jo
12%
-
S'do votoj
6.2%
Vota total: 484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh kandidatëve të PS: Mos bëni fushatë jashtë zonës suaj, deputetët në listë të mbyllur të mos orientojnë votën
1 Prill, 16:59
-
Kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë: Spektakolare, më e madhja në Ballkan! Ekstravagancë dhe shkencë
1 Prill, 16:20
-
'Rama ka kopjuar programin e PD-së', Gazment Bardhi: Shqiptarët nuk ngopen më me lugën e tij bosh
1 Prill, 16:07
-
Xhaferri reagon pasi Rama përmendi FRPD-në në ‘Sy më sy’: Lëri të rinjtë e FRPD, ke kontribuar në eksodin e tyre
1 Prill, 15:34
-
Meta ‘fushatë’ nga qelia: Më 11 Maj, largojmë Ramën që të heqim taksat! Ne do të ndërtojmë një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese në rajon
1 Prill, 15:08
-
Rama inspekton autostradën Tiranë-Durrës: Do jetë aks i kategorisë A, do jetë një ndihmë e madhe për turizmin dhe bizneset
1 Prill, 14:49
-
‘Rruga Ndroq-Plepa’/ Rama shikon nga afër inspektimet: Një investim që do të zhvillojë ndjeshëm agroturizmin
1 Prill, 13:34
-
Rama hedh video me ‘Bufin’ dhe ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh madhështore
1 Prill, 10:53
-
Rama batuta nga ‘Sy më sy’: Kur më thonë pse e pi kafen pa sheqer, i them jam i ëmbël vetë
1 Prill, 09:30
-
Rama ironizon Berishën dhe LaCivita: Po na vjen sherifi, pu-pu-pu! Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistash?!
1 Prill, 09:29
-
'Na vodhi programin', Berisha video me AI për Ramën: Kur je aq hajdut aq sa idetë i ke të vjedhura! Kryeministri: 'Sallatë madhështore'
1 Prill, 09:27
-
‘PS, shkollë e promovimit të të rinjve’, Rama: Po përgatisim një gjeneratë tjetër! Të votosh moçalishtet e reja të hapura...
1 Prill, 09:11