Rama-Manastirliu inspektojnë laboratorin e ri në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’: Nis investimi 1 milion dollarë për urgjencën dhe sallat e operacionit

Nis projekti për investimin në maternitetin “Koço Gliozheni”, faza e parë e të cilit do të jetë 1 milion dollarë, për rehabilitimin e plotë të Urgjencës, Qendrës së Gruas, sallave të operacionit dhe pajisjen e tyre me aparatura të teknologjisë së lartë.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar sot spitalin Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku aktualisht ka nisur funksionimi i shërbimit të ri të laboratorit, duke bërë me dije edhe investimin që pritet të fillojë së shpejti, pjesë e projektit transformues në këtë spital universitar.

“Në maternitetin “Koço Gliozheni” prezantojmë projektin më të ri, fazën e parë të rehabilitimit të sallave, të urgjencës, të qendrës së gruas, me financim të qeverisë shqiptare, si dhe laboratorin e ri të analizave që tashmë është vënë në funksion”, tha Manastirliu.

Drejtori i Maternitetit, dr. Genci Hyska tha se ky është një investim tepër i rëndësishëm për këtë spital.

“Faza e parë e projektit përfshin rikonstuksionin e sallave të operacionit, me shtimin e kapaciteteve të tyre, duke shtuar dhe dy salla të reja operacioni; rikonstruksionin e plotë të bllokut të lindjes, duke rritur parametrat. Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është edhe shërbimi i ri i urgjencës-pranimit”, tha Hyska.

Duke inspektuar laboratorin e ri në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, në kuadër të modernizimit dhe investimit në rrjetin kombëtar të laboratorëve publikë në vend, Manastiliu nënviozi se ky laborator do të rrisë gamën e analizave.

“Një ndër investimet e tjera është edhe laboratori i ri që tashmë është pjesë e rrjetit të laboratorëve publikë, nëpërmjet partneritetit publik-privat dhe ku tashmë është kryer një investim shumë bashkëkohor, duke rritur gamën e analizave shumë më shumë se çfarë bëheshin më parë”, deklaroi Manastirliu.

Qeveria shqiptare ka financuar rreth 1 milion dollarë në fazën e parë të investimit në Maternitetin “Koço Gliozheni” për rikonstruksionin e bllokut operator, bllokut të lindjes, qendrës së gruas, urgjencës dhe pajisjen e tyre me aparatura mjekësore të standardeve më të mira. Na fazën e dytë do të kryhet rikonstruksioni i shërbimit të neonatologjisë, ndërsa në fazën e tretë do të jetë  investimi në sistemin e veshjes dhe paneleve diellore, për të bërë edhe kursimin e energjisë, për të qenë edhe ne pjesë e aksinonit global për eficençën e energjisë.

Ndërsa shërbimi i ri i laboratorit të hapur në këtë spital, pjesë e rrjetit modern të laboratorëve publikë, me Partneritetin Publik-Privat ka rritur gamën e analizave nga 27 në 163 lloje analizash në maternitetin “Koço Gliozheni”. Në 18 spitale publike do të investohet për ofrimin e shërbimit cilësor dhe zgjerimit të gamës së analizave, duke rritur mbulimin shëndetësor dhe duke reduktuar pagesat nga xhepi për qytetarët.

Përmirësimi i shërbimit për nënën dhe fëmijën afër vendbanimit, kanë qenë në fokus të investimeve të viteve të fundit të qeverisë shqiptare, me ndërtimin e materniteteve të reja të Korçës, Sarandës, Lezhës, Kukësit, Beratit dhe së fundmi, kanë nisur punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri