Rama:Qëllimi kryesor është rritja ekonomike deri në 5%

Rama:Qëllimi kryesor është rritja ekonomike deri në 5%

Kryeministri Rama në Vlorë gjatë prezantimit të projekteve të reja

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë në një deklartë për mediat në qytetin e Vlorës duke prezantuar strategjinë e re të punësimit në Shqipëri dhe mundësitë e reja që i ofrohen vendit. Ai lançoi sistemin e ri të punësimit të 2021. Qëllimi kryesor është rritja ekonomike deri në 5% vitin 2021 theksoi kryeministri Rama.
S’ka ndihma ekonomike për ato që nuk duan të punojnë është shprehur Rama.


Takimi në shkollën profesionale në Vlorë na bën me dije se kemi bërë një ndryshim fantastik. Është një garanci për të ardhmen,për një të ardhme të garantuar. Ata që shkojnë në arsim profesional punësohen më shpejt se ato që mbarojnë fakultetin. Nevoja për të hyrë në atë shkollë është shtuar shumë, por duhet të rrsim edhe kapacitetet.
Gjermania,Zvicra Austria janë model zhvillimi ekonomik, si të tilla i mbajnë lart shkollat profesionale. Kapaciteti i një kombi për të bërë shumë gjëra, këtu në Shqipëri kemi vetëm një speccializim të trashëguar që është të punojmë në shtet.
Në Vlorë do të kemi zhvillime të rëndësishme me pozitivitet për ekonominë, me prioritet afatgjatë, ndërtimi i aeroportit, vlerë e konsiderueshme, do krijojë mundësinë për punësim.
Investimet do të sjellin shumë mundësi për të gjithë shqiptarët që duan të punojnë.
Por a do të jemi ne të aftë tju përgjigjemi? Apo do të punësojmë të huaj, ashtu siç janë punësur saldatorë turq në ndërtimin e stadiumit pasi mungon forca e specializuar e punës.Çdo kompani shqiptare ka vende të lira pune por ka specifika. Duhen profesionistë, jo vetëm dëshira për të punuar. Duhet tju japim forcë trajnimeve, me pagesë nga shteti.
Populli s’duan punë, duan tju vijë puna nga kafja. Ka vende pune të të gjitha llojeve, vende pune bazike, me çmime të ulta, por kjo është në bazë të shkollimit. Për taksa ankohen ato që nuk paguajnë asnjë taksë. Nese e quani taksë pagesën e dritave apo ujit, këto nuk janë taksa sepse këto janë pagesa për shërbimet.
Kryeministri e kishte taksën 10 % e tani e ka 23 %. Taksat janë rritur për të pasurit, jo për të gjithë.
Sot paguajmë më pak taksa, rritja e taksave është më e ulët se 10% e asaj që paguanit deri dje. Shumë shpejt do të hapet aeroporti i Kukësit, që nuk do të jetë i njëjtë në profil me atë të Vlorës, por do ti shërbejë një hapësire shumë të rëndësishmë shqiptare, një aeroport me një fuks të lartë pasi do të mbulojë fluturimet drejt vendeve ku ka shumë shqiptare. Do të jetë aeroport specifikisht i çmimeve të ulta.
Kemi 4 kantiere shumë të mëdha që do të hapen për Shqipërinë si:Rruga e Arbërit; Milot-Balldren, vajtja nga Lezha në Shkodër me autostradë; Milot Kashar; Uji i ftohtë deri në Llogara; Kantieri i hyrjes në Tiranë tek sheshi “Shqiponja” ku është pika më problematike e trafikut të Tiranës.
Do të kemi mundësinë e projektit Kashar-Rrogozhinë-Vlorë, një rrugë me pagesë ku shkurtohet koha e vajtjes, për të gjitha ato që duan të udhetojnë për gjysmën e kohës që bëhet sot.
Vetëm ky program do të na çojë në një rritje ekonomike të re,rritja e 5% bëhët vetëm në këtë mënyrë.

Kryeministri i vendit, Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lili: 02/04/2018 15:45

    Nuk te vjen turp,o i pashpirt,o mashtrues i popullit tend.

    Përgjigju
  • Roland.: 31/03/2018 17:13

    I paske mbush hundët keq sot.

    Përgjigju
  • Popull: 31/03/2018 14:06

    QELLIMI Z RAMA PRTIJA JOTE ESHTE PARTI RADIKALE JO PER POPULLIN POR PER SHTRESEN E RE TETE PASURVE JE I DESTINUAR TE HUMBASESH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot