Ramazan Gurra: Durrësi i Kukuzelit, Dungut, Kodrës..., sot s'ka një piano!

Ramazan Gurra: Durrësi i Kukuzelit, Dungut, Kodrës..., sot s'ka një piano!

Ramazan Gurra dhe pianoja e amortizuar e Pallatit te Kultures 'Aleksander Moisu'

Është gjendur në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu" në Durrës Ramazan Gurra gjatë këtyre ditëve, për të akorduar pianon e këtij institucioni për koncertin e radhës. Por, si restaurues dhe akordues instrumentesh muzikore, ai ka konstatuar amortizimin tërësor të saj. Në këto rrethana, bën thirrje për vëmendje institucionale për të mundësuar një piano të re që muzikantët vendas e të huaj të performojnë normalisht.


"Pianoja në sallën e Pallatit të Kulturës "Aleksandër Moisu", mbi 70-vjeçare është komplet e amortizuar, ç'ka do të thotë: Durrësi s'ka piano! Durrësi i Kukuzelit,  Dungut, Kodrës, Xhungës... Durrësi i Rifat Dedes, Lirit, Nelit, Lad Cakut, Mon Kuriqit, Dash Hoxhës, Gent Salillarit! Durrësi i Ermir Dizdarit, Petrika Afezollit, Linda Zemblakut, Adriana Frashërit, Ylli Ramzotit dhe qindra e qindra muzikantëve që dolën nga bankat e Akademisë së Arteve NUK KA PIANO ku të performojnë pianistët e Durrësit, Shqipërise dhe të huajt... Se ka nevojë durrsaku të ndjekë koncerte, evente apo dhe festivale me muzikë klasike, të ballafaqohet me kolegët nga vendi e bota, asnjë 'se bë ujin në zjarr' ", shprehet Gurra në mediet sociale, duke u bërë thirrje edhe artëdashësve që në fund të koncertit të ngrenë zërin për një piano.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 10/11/2023 09:13

    Hahahaha,pianot ishin komuniste dhe i shiten. Tani bijini daireve neper lalez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë