Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shtruar iftar për besmitarët myslimanë në muajtin e shëntë të Ramazanit. Ky është i 10 vit radhazi që ambasada e kryen këtë veprim tashmë i kthyer në ritual.

Organizimi nën kujdesin e ambasadorit Donald Lu ka bërë bashkë punonjës të ambasadës, përfaqësues të myftinisë së Tiranës dhe disa besmitarë e besmitare të moshave të ndryshme.

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në një postim në facebook e ka vlerësuar, mrekulli të Ramazanit dhe një iftar ndryshe. 

''Mrekullia e Ramazanit, e nje İftari ndryshe, me agjeruesit dhe agjerueset ne İftarin e shtruar nga Ambasadori i SHBA ne Tirane, z. Donald LU. Mirenjohje Shkelqesise Ambasador LU, stafit te ambasades se Shteteve te Bashkuara te cilet prej me shume se 10 vitesh ndajne İftarin me ne.'- postimi i myftiut të Tiranës.
ambasadoret

ambasadoret

ambasada

ambasada
ambasada

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)