Rambat për invalidët në Sarandë jashtë çdo standarti: Nuk arrijmë të lëvizim dot në qytet

Rikonstruksioni i shkallareve të Sarandës perveç kritikave që ka patur për zëvendësimin e gurit me material mermeri, po has kundërshti edhe për mënyrën në të cilën janë ndërtuar.

Rambat e ndërtuara në këto shkallare janë të papërshtatshme për kalimin e karrocave të invalidëve.

 Këtë shqetësim e ngrejnë vetë personat me aftësi të kufizuar, të cilët e kanë të pamundur të kalojnë në këto ramba. Pjerrtësia e tyre është shumë e madhe dhe ngjitja e karrocave, jo vetëm që nuk mund ta bëj vetë invalidi, por për të kaluar në to duhet më shumë se një person.

Është pa standarte. Unë nuk jam e pavaur. Nuk është respektuar rregullorja që është miratuar me VKM. Dua të lëviz edhe unë si të gjithë të tjerët. Pse duhet të më shtyjnë apo të më zbresin?

Vjollca Koko, invalide

Projekti i rikonstruksionit të shkallareve të Sarandës nuk u parapri nga një dëgjesë publike, por ky project iu prezantua vetëm punonjësve të bashkisë Sarandë.

Ndërkohë që edhe ai vendim i marrë brenda Bashkisë akoma nuk ka përfunduar. Afatet për përfundimin e tyre janë 3 muaj me vonesë, ndërsa shumë njerëz po pësojnë dëmtime fizike si pasojë e pusetave të hapura.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë