Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i ftuar special mbrëmjen e sotme, në ndeshjen Sigal Prishtina – Peja në Kosovë.
 
Pa filluar ende ndeshja, Rama ka zbritur në tapet dhe ka testuar reflekset e tij përpara koshit të basketbollit.
 
Teksa dështoi në gjuajtjen e parë, Ramën nuk e tradhton tentativa e dytë, pasi topi s’ka ku të shkojë tjetër, veçse të përfundojë në kosh.
 
Kryeministri Rama, dikur një lojtar basketbolli, tentoi nga zona e “gjuajtjeve të lira” 2-pikëshe.