Ramës s'i ndahet miza gjatë drekës 
në Berat:Lëreni,jam mësuar/VIDEO

Ramës s'i ndahet miza gjatë drekës <br />në Berat:Lëreni,jam mësuar/VIDEO<br>
BERAT- Kryeministri Edi Rama ishte duke drekuar në një familje në fshatin Kozarë të Beratit ku ka folur lidhur me planin që ka qeveria për bujqësinë dhe blegtorinë.

Në drekën e shtruar në familjen fermere të Hekuran Çepës, Rama nuk i ka kursyer as batutat. Teksa një mizë vërtitej në dhomën e ngrënies, shefi i qeverisë kërkoi që të mos e largonin pasi nuk ndjehej i bezdisur prej saj. Për të shmangur nga sikleti të zotët e shtëpisë të cilët i kishin servirur Ramës edhe një drekë, kryeministri e shfrytëzoi këtë moment për të thumbuar kundërshtarët politikë.  

"Lereni se s’ka problem. Sa shumë miza, gjinkalla dhe karkaleca duroj unë", tha Rama duke nënkuptuar kritikët e tij, ndërsa të pranishmit, mes tyre zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit ia plasën të qeshurave. 

 

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Miratimi i ndryshimeve në Qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha

Miratimi i ndryshimeve në Qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha