Ramona Tullumani shkëlqen me
rolin e Xhildës në Sofie

Ramona Tullumani shkëlqen me<br />rolin e Xhildës në Sofie
Sopranoja shqiptare Ramona Tullumani ka interpretuar me sukses në premierën e operas “Rigoletto” në Teatrin e Operas dhe Baletit të Sofjes të Bullgarisë, duke marrë duartrokitje te shumta të publikut dhe vlerësime të kritikës.

Këtë herë së bashku me tenorin shqiptar, Adrian Xhema, këngëtarja lirike nga Shqipëria u rikthye në Sofje me një interpretim të shkëlqyer të rolit të Xhildës.
 
Në pothuajse tre orët e shfaqjes, publiku e shoqëroi me duartrokitje të zgjatura interpretimin e sopranos së bukur shqiptare.
 
Sopranoja Tullumani u vlerësua, si për interpretimin, edhe për teknikën e përsosur të zërit. Kritika vendase vuri në dukje se variacionet e arieve janë të bukura dhe të sigurta, duke krijuar një sjellje skenike të veçantë dhe interpretim profesional cilësor.
 
Vetë soprano shqiptare u shpreh se rikthimi i saj në skenën e Teatrit të Operas së Sofjes është gjithmonë një kënaqësi, sfidë dhe vlerësim i veçantë. “Është gjithnjë kënaqësi për mua të interpretoj në skenën e Operas së Sofjes, por nuk mund të harroj publikun e dashur shqiptar, që aq shumë më ka mbështetur dhe vlerësuar ndër vite. I falënderoj të gjithë. Ata janë pjesë e suksesit tim”, u shpreh Tullumani.
 
Ramona Tullumani është ngjitur disa herë në skenën e Operas së Sofjes në interpretimin e operave “La Traviata”, “Rigoleto” dhe “Xhani me Rolin e Xhildës sopranoja shqiptare u vlerësua për interpretimin e shkëlqyre të një personazhi shumë kompleks.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane