Ramush Haradinaj i heq vijat e kuqe, lë të hapur bashkëpunimin me Albin Kurtin pas zgjedhjeve

Ramush Haradinaj i heq vijat e kuqe, lë të hapur bashkëpunimin me Albin Kurtin pas zgjedhjeve

Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, mirëpo, koalicionet e mundshme mund të krijohen vetëm pas zgjedhjeve, ka deklaruar sot para gazetarëve kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Haradinaj i pyetur për ndonjë marrëveshje të mundshme tha se koalicione parazgjedhore nuk bëjnë me asnjë subjekt.

Megjithatë, pas zgjedhjeve nga AAK-ja e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit.

“Aleanca ka koalicion vetëm me qytetarin, nuk ka koalicione parazgjedhore, programi ynë jam i bindur se do të merr besimin e qytetarëve. Edhe oferta po kuptohet çdo ditë ma shumë, pas zgjedhjeve nuk paragjykojmë, e lëmë hapur mundësin e bashkëpunimit me partitë politike me cilëndo qoftë. Preferojmë me qytetarin me bë koalicion, jemi subjekt me vizion”, ka thënë ai.

Lideri i AAK-së është pyetur nga gazetarët për ndonjë koalicion të mundshëm me partinë e Albin Kurtit.

Ai ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt.

“Pas zgjedhjeve nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt, këto vija të kuqe do të pengonin një shumicë”, ka thënë ai.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram