Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit Drejtues të AAK-së ka shpallur kandidaturën për President të Kosovës.
“Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka shkruar Haradinaj.
Po ashtu edhe PDK-ja e Isa Mustafës i ka 'sytë' tek posti i Presidentit.
"Sot në takimin me strukturat udhëheqëse të Aleancës, u diskutuam për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi dhe mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës.
Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësor.
Gjithashtu në dialogun me Serbinë, ne jemi për marrëveshje që sjell njohjen në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit.
Ne jemi kundër dialogut teknik, i cili për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar.
Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë", shkruan Haradinaj.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor, 13:36
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor, 13:34
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor, 13:30
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor, 13:09
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor, 11:20
-
BE i kërkon Kosovës kthimin e serbëve në institucione, masat hiqen kur të ndërmerren hapa për uljen e tensioneve në Veri
17 Dhjetor, 17:07
-
Hagë/ Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari
17 Dhjetor, 16:35
-
Prokuroria Speciale synon të thërrasë 3 dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve
17 Dhjetor, 16:34
-
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
17 Dhjetor, 16:30
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor, 15:30
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor, 14:54
-
Kosova drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit/ Deputeti i PDK: I gjithë kabineti i Kurtit në hetim nga Prokuroria Speciale! Diplomati: Vetëvendosja nuk ka kualitet në lista
16 Dhjetor, 19:17
Ore ju krahu i luftes, të paditur po, pa shkollë po,a nuk doni me i lshu fotelen këtyre me shkollë dhe dituri derisa të vdisni a? Lene ore se edheashtu këto 20 vjet nuk bët asgjë për sovranin e as për shtetin. A nuk po e shihni se jo vetem të huajt, por edhe tanët po qeshin me juve! Ikni në shtepi sa nuk është bër tepër vonë.
PërgjigjuRramush, tërhiqu nga politika. Ke qën ushtarak i mirë por për politik je i avasht dhe më vjen keq ta them por niveli juaj intelektual lë shum për të dëshiruar. Kush ta ka sygjeruar një gjë të till të ka gënjyer. A në rast se ti thjesht do të bëhesh president thjesht për kapriçot e tuaja atëherë Kosovën thjesht do e dëmtosh dhe asgjë të mirë nuk do i sjellësh. Më beso, ti kishe shancin dhe nuk dije që të qeverisje. Mos më! Largohu!
PërgjigjuBravo ramusho bravo. Si dy vellezer siamez me hashimopresedentin,paski "luftuar" per pushtet e pasuri dhe kurre per Kosoven Martire. Vazhdo ramusho nga fitorja ne fitorje. Grahi fort kalit drejt makes pushtetit dhe pasurimit maksimal dhe bashkluftetaret e tu te mbledhin kanaçe per tju cuar buken femijve. Bistro ramusho!
PërgjigjuKosova e mjerë , do mbes këshru në duart e analfabetëve deri sa të zhbëhet e tëra si shtet...!!!
PërgjigjuKe te drejte vella, do Zoti nuk ndodhe!