Ramush Haradinaj: Të hiqet
mjegulla e krijuar për UÇK-në

Ramush Haradinaj: Të hiqet<br />mjegulla e krijuar për UÇK-në
PRISHTINE- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkrahur themelimin e Tribunalit, duke thënë se ky është një rast i mirë që të hiqet njëherë e përgjithmonë e gjithë mjegulla e krijuar për UÇK-në.

Haradinaj ka sqaruar se të premten nuk ka mundur të shkojë në takimin me presidenten, për shkak se ka pasur obligime të tjera, por që ka shprehur gatishmëri që atë ta takoi në të ardhmen e afërt.

Ai ka thënë se më mirë është që Tribunali të themelohet nga Kuvendi sesa nga Këshilli i Sigurimit.

“Ne kemi pasur një qëndrim parimor edhe më herët. Po them se duhet t`i jepet mundësia Kosovës që të themelojë dhomën speciale, që po quhet Gjykatë speciale me ligje të Kosovës”, tha Haradinaj, duke potencuar se Kosova duhet ta merr vendimin për këtë Gjykatë në Parlament.

“Ne e përkrahim votimin e kësaj gjykate për dy arsye: e para, ne kemi interes që të përmbyllen njëherë thashethemet rreth hetimeve rreth asaj që është thënë në vazhdimësi dhe, e dyta, nuk dëshirojmë që për një temë të tillë të merret Këshilli i Sigurimit. Pra ne vazhdimisht kemi qëndrim parimor dhe vazhdojmë ta mbajmë këtë qëndrim", ka thënë ai.

Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me boksierin e mirënjohur kosovar Haxhi Krasniqi në selinë e AAK-së.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit