Kryeministri Edi Rama dhe lideri i partisë AAK, Ramush Haradinaj është takuar këtë të enjte në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur Haradinaj ku ka postuar edhe disa foto me kreun e qeverisë. Haradinaj shkruan se ka qenë një takim vëllazëror dhe se takimi kishte në fokus sfidat e Kosovës dhe procesin e dialogut.
'Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.
I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.
E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.’- shkruan Haradinaj.
-
Sa takim i bukur. Do sjelle progres.
Përgjigju -
Takim qe i vjen ne ndihme kosoves ne keto dite jo te lehta per ta
Përgjigju -
Nje konflikt qe ka prekur te gjjthe rajonin dhe e vetmja gje qe mund ta zgjidhe eshte dialogu
Përgjigju -
Ne mbeshtetje te Kosoves ne cdo moment
Përgjigju -
Me dialog zgjidhet cdo gje
Përgjigju -
kam besim qe do marresh ndihmen qe kerkon se Rama gjithmone i ka dale ne mbrojtje kosoves
Përgjigju -
Shqyr qe qenke ftillu Ramush,eshte lajm i mire per mua.
Përgjigju-
LORA, edhe ndonje lajthitje i falet Ramushit, pasi eshte hero i gjalle dhe i ka dhene lirise se Kosoves nga familja deshmor e heronje te kombit.
-









Komente
Komento