LEZHË- ‘Rana e Hedhun’, zonë e mbrojtur monument natyre është në rrezik serioz nga rënia e gurëve dhe shkëmbinjve të cilët kanë nisur që të shkëputen nga mali për shkak të punimeve për ndërtimin e rrugës ‘Shëngjin-Velipojë’, nga kompania ‘Gener 2’.
Një pjesë e gurëve kanë rënë te ‘Rana e Hedhun, ndërsa të tjerë rrezikojnë që të shkëputen nga momenti në moment duke vënë në rrezik serioz kështu jetën e pushuesve. Policia e Lezhë ka verifikuar situatën në terren dhe me datë 21 korrik janë referuar materialet në prokurori për firmën zbatuese "Gener 2" për veprën penale "Shkelje e rregullave të sigurisë në punë".
Burimet thanë se janë proceduar në gjendje të lirë ku janë proceduar në gjendje të lirë dy punëtorë të kompanisë "Gener 2". Rruga turistike Shëngjin - Velipoje është investim i qeverisë me vlerë 15 milionë USD që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa tenderin e ka fituar "Gener 2" kompania e Bashkim Ulajt.
Fenomeni që është shfaqur është mjaft serioz duke qenë se është një monument natyre, ndërkohë që rrezikohet dhe rënia e shkëmbinjve të tjerë duke vendosur në rrezik serioz pushuesit. Në zonën ku ka pasur më shumë rrëshqitje gurësh, pushuesit janë larguar.
-
Ghynah pzt
Përgjigju -
Ka dicka qe nuk shkon ne kete histori! Guret kane rene vete? Guret kane rene vete per shkak te punimeve? Guret jane hedhur nga firma ndertuese gjate punimeve? Kush eshte e verteta? Nese behet fjale per dy rastet e para,atehere nuk eshte faji i askujt,eshte nje fenomen natyror qe ndodh dhe pa nderhyrjen e njeriut.Rrezikon pushuesit por dhe cilesine,koston dhe te ardhmen e rruges,me qe eshte fenomen i vazhdueshem qe perkeqesohet gjate shirave.Nese behet fjale per rastin e trete,atehere kemi te bejme me te vertete me nje akt kriminal.
Përgjigju -
Pisa!! Doni edhe turizëm atraktiv!! Po ku ka vend si Rana e Hedhun dhe ky e mbush me inerte?!!
Përgjigju -
Ajo pjese eshte e tera gur,qe mund te bluhet per sigurimin e cakllit qe do rruga. E njoh ate natyre dhe eshte shume e dhimbshme qe "Rana e Hedhun" te humbase bukurine e saj nga kjo papergjegjshmeri e ndertuesit te rruges.Besoj qe duhet te kete kuader ligjor te kopsitur per kete pune.
Përgjigju -
Te gjitha tenderat i fiton "Gener2"..!!! Kush eshte presidenti i kesaj firme sigurisht ushtari i Sali non grates....
Përgjigju-
Bashkim Ulaj osh tu bo nomin u ka bo Gener 2 superfuqi
-
Kush pra na e thuaj me emer ta dime
-
-
O vend pisllek o taaliban te ndyre tani do ti beni punimet qe eshte sezoni turistik ?
Përgjigju









Komente
Komento