Raport, OKB: Uria në rritje, 11% e
popullësisë në kushte ekstreme

Raport, OKB: Uria në rritje, 11% e<br />popullësisë në kushte ekstreme
Shifrat e publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për varfërinë globale janë rritur në mënyrë të shpejtë.

Një vit më parë uria ka prekur plotë 815 milionë njerëz në mbarë botën. E përkthyer në shifra me përqindje rreth 11 apo 12 përqind jetojnë  në kushte shumë të vështira ekonomike pasi nuk mund të sigurojnë dot nevojat bazë jetësore.

Në raportet e publikuara theksohet se njerëzit  vuajnë për kushtet më minimale, që janë kusht i ekzistecës.
Të dhënat dalin nga raporti “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Botë 2017” nga agjencitë e OKB-së FAO, IFAD dhe ËFP.
 
Studimi thekson se 38 milionë të uritur më shumë se në vitin e  2015 ndër të tjera theksohet se:  
“ Në një pjesë të madhe vijnë për shkak të përhapjes së konflikteve të dhunshme dhe goditjeve të vazhdueshme si shkak i ndryshimit të kushteve klimatike”
Shifrat  kanë një trend të frikshëm që sa vijnë e shtohen në vendet e Afrikën Sub-Sahariane, Azinë Juglindore dhe Azinë Perëndimore.

Sipas raportit të OKB-së, rritja e urisë në botë vjen kryesisht nga përhapja e konflikteve, ku situata në zonat e luftës është përkeqësuar në masë të madhe.
Objektivi i vendosur në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të nënshkruar në vitin 2015 nga vendet e OKB për një botë pa uri dhe kequshqyerje deri në vitin 2030 duket se po lëviz.

Në ditët e sotme rreth 155 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare janë të pazhvilluar, për shkak se në përditshmëri ato nuk kanë nevojat më jetike për të formuar metabolizmin dhe nevojat që duhet të përmbushur për të marrë vitaminat e duhura.
 
Redaksia Onlie
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza