TIRANË- Pas prezantimit të progres-raportit për statusin e Shqipërisë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e ka cilësuar këtë vendim si një arritje të vonuar.

Sipas tij, dështimi në disa detyra shtëpie ka ndikuar që Shqipëria të marrë status me kusht në Bashkimin Evropian. “Ky është një sukses që duhej të ishte arritur edhe më parë.

Por ka nevojë të plotësohet në javët që vijnë me përmbushjen e 3 rekomandimeve që mbeten për tu realizuar. Të plotësohen edhe detyrimet e tjera në mënyrë që vendet anëtare t’i thonë po.

"Është një arritje e vonuar, por sidoqoftë është një hap i rëndësishëm, historik, ndaj apelojmë për të mos u vonuar më tej”- u shpreh Meta në një konferencë për shtyp.

(s.f/shqiptarja.com)