TIRANE - Avokati i Popullit dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë përshëndetur marrjen e statusit të kandidatit me kusht drejt Bashkimit Evropian.
Ata bëjnë apel që të përmbushen të gjitha kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian.
AVOKATI I POPULLIT: TË PËRMBUSHEN PIKAT E KËRKUARA
Dhënia e statusit kandidat me kusht që Shqipëria të plotësojë reformat sot nga Komisioni Evropian është përshëndetur nga institucioni i Avokatit të Popullit. Në një deklaratë për mediat, ky organ kërkon që opinioni i Komisionit Europian t’i shërbejë forcimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut në vend.
Në deklaratë thuhet se raporti duhet të shtojë angazhimin e institucioneve ligjzbatuese për përmbushjen e prioriteteve dhe pikave për të cilat në raport ka pasur kritika.
“Opinioni i Komisionit Europian është fryt i bashkëpunimit të të gjitha palëve të përfshira në proces, bashkëpunim ky i cili nevojitet për të përmbushur dhe prioritetet me mangësi. Ndihemi mirë që me raportet dhe rekomandimet e hartuara përgjatë këtyre dhjetë muajve kemi dhënë kontributin tonë si institucion për prioritetet: 6, 7, 10, 11 dhe 12”, thekson Avokati i Popullit.
PDIU: STATUSI I SHQIPËRISË, POLITIKA TË LEJË MËNJANË INTERESAT PERSONALE
Edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur marrjen e statusit të kandidatit për të përmbushur aspiratën e popullit shqiptar për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Kjo arritje është një dëshmi e re se nëse palët politike lënë mënjanë interesat meskinë dhe frymën e konfliktualitetit por angazhohen së bashku për të bërë reformat që më së shumti i nevojiten Shqipërisë, udhëtimi drejt Bashkimit Evropian ka për tu bërë më i shpejtë dhe më i lehtë”, njoftohet në deklaratën për shtyp nga PDIU.
Në një njoftim për mediat, kjo parti thekson se vendimi i sapomarrë nga Komisioni Evropian është një përgjegjësi e madhe e të gjithë aktorëve politik të Shqipërisë për të mbështetur ato veprime politike dhe reforma madhore që kanë për qëllim përmbushjen e kritereve të përcaktuar për anëtarësimin e vendit tonë në BE.
(s.f/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com