TIRANE - Në një kohë kur njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Elbasanit kishte kryer 90 për qind të hetimeve për dosjen e gjyqtarit Gjin Gjoni, dhe ishte në pritje të një përgjigje me letërporosi nga Franca dhe Gjermania, gjykata e Elbasanit i ka dhënë një goditje shkatërruese kësaj çështje, duke vënë në pikëpyetje serioze hetimin e mëtejshme të saj.
Një vendim i 13 shkurtit i marrë nga gjyqtari Sulejman Kurti, ka ndalur hetimet e prokurorisë së Elbasanit për gjyqtarin e Apelit njëherësh anëtarin e KLD Gjin Gjoni,gruas së tij Elona Çaushi dhe dy notereve Margena Çela e Gentiana Shkodra.
Gjoni ka përdorur thuajse të gjitha “dredhitë” për të arritur të mbyllë dosjen që në fazën e hetimit, duke përjashtuar një gjyqtar e të vendosë Sulejman Kurtin, për gjykimin e kërkesës së tij, për kundërshtimin e vedimit të prokurorisë për zgjatjen e afateve.
/Shqiptarja.com

VIDEO