Raporteri i OKB: Mbroni
të drejtat e emigrantëve

Raporteri i OKB: Mbroni<br />të drejtat e emigrantëve
TIRANE- Eksperti i pavarur i ngarkuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB deklaron se janë shkelur të drejtat e emigrantëve shqiptarë. François Crepeau deklaroi se problem i emigranteve shqiptarë kur riatdhesohen, mbetet ndarja e fëmijëve nga prindërit, duke shkelur kështu te drejtat e njeriut dhe thekson se ky fenomen ekziston me shumë te emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.

 “Nga dëshmitë e marra, kemi verifikuar se 80 për qind e kthimeve nga Greqia janë bere jashtë procedurave te ripranimit. Autoritetet shqiptare duhet te përgatisin strategji dhe te negociojnë me vendet e tjera për te përmbushur nevojat për arsimim. Po ashtu, ka ende për te bere ne drejtim te strukturave dhe trajnimit te punonjësve sociale ne pikat kufitare, si edhe për forcimin e masave parandaluese te trafikimit te qenieve njerëzore,” është shprehur François Crepeau, raportues special i OKB-së për te drejtat e njeriut, citon vizion plus.
 
Sipas ekspertit te Kombeve te Bashkuara për te drejtat e njeriut, Shqipëria është një vend tranzit dhe si tille duhet te përgatitet edhe për emigrantet te cilët vijnë te
jetojnë e punojnë ne Shqipëri

MISIONI I RAPORTERIT TE OKB

Eksperti i pavarur i ngarkuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB mbylli sot misionin faktmbledhës mbi të drejtat e njeriut të emigrantëve. Raporteri special i OKB-së, François Crepeau, mbërriti 9 ditë më parë në një mision për të vlerësuar zbatimin e politikave, strategjive dhe ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. Gjatë misionit të tij nëntë ditor, Raporteri special zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit, përfaqësues të shoqërisë civile, agjensitë e OKB-së dhe organizatat rajonale dhe ndërkombetare në Tiranë. Gjithashtu udhëtoi në pikat e kufirit me Greqinë dhe Malin e Zi, si dhe vizitoi mjediset e pritjes për emigrantët dhe do të dëgjojë pikëpamjet e emigrantëve.Para ardhjes në Shqipëri, François Crepeau e cilësoi si mjaft të rëndësishëm misionin e tij në një vend ku “Në mënyrë të pazakontë, një e katërta e shqiptarëve janë jashtë”.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online