Dy agjencitë prestigjoze ndërkombëtare te vlerësimit financiar, “Standard & Poor’s”, “Moody’s” kanë dhënë vlerësimet e tyre për Shqipërinë përkatësisht në B+ dhe B1, me perspektiven e një ekonomie që po zhvillohet qëndrueshëm.
“Moody’s” parashikon një rritje prej 3,6 % te ekonomisë shqiptare për 2017-es. Përveç vlerësimit të konsolidimit fiskal dhe reformave të qeverisë në këtë aspekt, kjo agjenci sheh si mangësi nivelin e ulët të PPB-se për frymë dhe konkurrueshmërinë e dobët. “Moody’s” ngre problemin e rreziqeve që mund të vijnë nga shkaqet klimatike duke pasur parasysh ashtu siç po ndodh ndikimet e thatësirës në energjetikë dhe bujqësi.
Ndërsa “Standard & Poor’s” vlerëson se tensionet politike gjate gjashtëmujorit të parë nuk kanë dhënë efekt në stabilitetin ekonomik. Ndërkohë rezultat e zgjedhjeve parlamentare do t’i mundësojnë qeverisë, sipas kësaj agjencie vazhdimin e reformave strukturore dhe përmirësime graduale.
Tjetër aspekt vlerësues është reforma në drejtësi së cila do të përmirësojë klimën e biznesit në Shqipërisë, sipas “Standard & Poor’s”, që nënvizon punën e qeverisë për të forcuar shtetin e së drejtës.
Sipas “Standard & Poor’s”, pritet një rritje ekonomike prej 3,8 përqind, ku ndikim kanë edhe projektet e mëdha energjetike.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com