Raportet me SHBA, Putin: Shpresa
te presidenti i ri Donald Trump

Raportet me SHBA, Putin: Shpresa<br />te presidenti i ri Donald Trump
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vlerëson se raportet me Shtetet e Bashkuara “nuk mund të jenë më të këqija” dhe është shprehur se shpreson se ai dhe Donald Trump do të diskutojnë që kjo marrëdhënie të përmirësohet.

Duke folur në konferencën vjetore me gazetarët në Moskë, Putin u shpreh se Rusia ishte e vetmja që besonte se manjati do të fitonte zgjedhjet. Raportet ndërmjet armiqve të dikurshëm të Luftës së Ftohtë, ishin përmirësuar në fillim të mandatit të parë të presidentit, Barack Obama, por janë përkeqësuar shumë pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, pas mbështetjes së Moskës për regjimin sirian dhe mospajtime për çështje të tjera duke u acaruar me akuzat se Kremlini mund të ketë ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA.

Ndërkohë Putin edhe një herë konfirmoi se Rusia është më e fortë se cilido agresor i mundshëm pasi Moska ka modernizuar të gjithë forcat përfshirë këtu edhe bazën bërthamore. Kur u pyet për lidhjet me Europën presidenti rus u shpreh se nëse Bashkimi Europian nuk arrin ti zgjidh vetë problemet e brendshme atëherë do të detyrohet të bashkëpunojë me secilin shtet europian me të cilin ka interesa. Edhe një herë Putin vlerësoi se vrasja ambasadorit rus në Ankara kishte si qëllim cenimin e raporteve me Turqinë.

Ndërsa kur u pyet nëse do të garonte në zgjedhjet presidenciale të 2018 ai u shpreh se do të vendoste pasi të vlerësonte se çfarë do të ndodhte jo vetëm në vend po në të gjithë botën. Në konferencën vjetore, Vladimir Putin i konsideruar nga shumë ekspert si protagonist i vitit 2016 ishte përballë 1400 gazetarëve.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni