Raporti, 21 % e gjimnazistëve:
AIDS mund t'ua ngjisë edhe miza

Raporti, 21 % e gjimnazistëve: <br />AIDS mund t'ua ngjisë edhe miza
TIRANE- Njohuritë që kanë gjimnazistët për sëmundjet infektive që transmetohen nëpërmjet seksin, janë shumë të pakta. Kështu shumica e tyre, 79.9 përqind e dinë që AIDS është një sëmundje seksuale, sifilisin e njohin 33.5 % e gjimnazistëve, hepatitin B 21.8 %, gonorea e njohin vetëm 1.3 për qind e të rinjve, klamidian e njohin 10.6 për qind e tyre, herpesin vetëm 0.3 për qind dhe 1.5 përqind e gjimnazistëve nuk njohin asnjë sëmundje infektikve që transmetohet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.

Studimi "Infeksionet seksualisht të transmetueshme, njohuritë dhe sjelljet tek të rinjtë", është realizuar nga Lumturi Mërrkuri, Marjeta Dervishi, Arjan Harxhi, Irida Agolli, Anisa Subashi dhe Elsona Agolli. Sipas autorëve të këtij studimi vlerësimi i nivelit aktual të njohurive, qëndrimeve dhe sjelljeve të të rinjëve të grup moshës 15- 19 vjeç, rreth infeksioneve seksualisht të transmetueshme, do të jetë në funksion të hartimit të programeve specifike dhe të përshtatshme për këtë target grup.
Studimi është kryer në nivel kombëtar dhe pyetsori iu është shpërndarë një kampioni përfaqësues prej 2172 të rinjësh, përfaqësues i 23.888 meshkujve e 20.007 femrave 15-9 vjeç, nxënës në shkollat e mesme, banorë në zonat urbane dhe rurale të Shqipërisë.
PROBLEMET
Të dhënat bëhen edhe më dramatike, kur specialistët analizojnë përgjigjet e gjimnazistëve për mënyrat e transmetimit të këtyre infeksioneve seksuale. Dhe boshllëqe të mëdha në këtë drejtim ata kanë edhe sa i përket infeksionit të HIV/AIDS një prej sëmundjeve për të cilën flitet më shumë dhe më shpesh. Kështu, sipas këtij studimi, të rinjtë mendojnë se ky infeksion mund të merret edhe nga miza, që ka prekur më parë një person të infektuar me HIV apo ata mendojnë se mund ta dallojnë një të sëmurë që nga fytyra. "Më shumë se ¾ e pjesëmarrësve njohin dy rrugët kryesore të transmetimit të HIV/AIDS, atë seksuale dhe të transfuzionit të gjakut, ndërkohë që më pak se gjysma e njohin rrugën vertikale të transmetimit nga nëna tek fëmijët, pasq. Nga ana tjetër të dhënat tregojnë për informacion të gabuar e të pasaktë lidhur me metoda të veçanta transmetimi të HIV apo ecurinë e sëmundjes. Kështu 21.6% mendojnë që miza është transmetues i HIV/AIDS dhe rreth 56% mendojnë se njerëzit e infektuar me HIV dallohen në fytyrë", - thuhet në këtë studim.

REKOMANDIME
Specialistët infeksionistë, pas analizimit të të dhënave kanë nxjerrë edhe disa përfundime e rekomandime për të përmirësuar këtë situatë. Sipas tyre, informacioni i marrë në shkolla lidhur me IST-ë është i pamjaftueshëm si rezultat i orëve të pakta, mos zhvillimit të temave të tilla në shkollë si dhe mungesës së njohurive të nevojshme nga mësuesit e lëndës. Infeksionistët mendojnë se rishikimi i kurrikulave shkollore e trajnimi i personelit shëndetësor e mësuesve të edukimit shëndetësor është një domosdoshmëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin

Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin