SHBA-Ndonëse Donald Trump në 20 janar vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë ende vijon jehona e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale çka ka tensionuar marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Moskës.
Ndërsa dita-ditës informacione të reja serviren nga mediat amerikane. Raporti i ri i CIA-s për ndërhyrjen ruse është në duart e presidentit Obama dhe shumë shpejt do ta ketë në dispozicion edhe pasardhësi i tij Trump.
Në dokumentin e përbërë nga 50 faqe janë shënuar emrat e funksionarëve rusë të cilët dyshohet se kanë ndërhyrë dhe vjedhur kibernetikisht dokumenetet e demokratëve gjatë zgjedhjeve presidenciale për t’ia dorëzuar më pas Wikileaks e cila i publikoi për të gjithë botën.
Raporti ndër të tjera përmban jo vetëm emrat por edhe regjistrime të zyrtarëve rusë të cilët festojnë fitoren e Trump.
Sipas CNN, agjensitë e inteligjencës kanë marrë informacione te reja që tregojnë se Rusia kreu sulmet kibernetike dhe ndihmoi pjesërisht në fitoren e Trump. Por administrata e ardhshme e Shtëpisë së Bardhë nuk e beson këtë version.
E ndërsa manjati do të takohet me krerët e rinj të shërbimeve sekrete, ai nuk i ndal shkrimet e tij në rrjetet sociale sipas të cilit i gjithë skenari i mësipërm është një tentativë për të deligjitimuar fitoren e tij.
“Kush e dha këtë raport. Përse kaq të sigurt”,- shkruan ironikisht Trump në Twitter duke iu referuar demokratëve sipas të cilit ata nuk do t'ia kishin dorëzuar asnjëherë serverat FBI.
Por në rradhët e republikanëve John Mc Cain mbështet inteligjencën amerikane duke thënë se çdo shtetas amerikan duhet të jetë i shqetësuar për sulmin e paprecedentë të Moskës ndaj kombit amerikan.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com