Raporti, 62 miliarderë, kanë
pasuri sa gjysma e botës

62 miliarderët më të pasur kanë më shumë pasuri se gjysma e popullsisë së botës, bën me dije raporti i ri i Oxfam International, një konfederatë ndërkombëtare që përbëhet nga 17 organizata dhe synon të gjejë zgjidhje për varfërinë në rang botëror. Sipas raportit, deri në fund të vitit 2015, të pasurit kanë pasur një rritje marramendëse të të ardhurave.

Ky raport u bë publik pak para Forumit Ekonomik Botëror që do të mbahet në qytetin zviceran të Davos. Raporti ka qëllim që të sensibilizohet opinioni dhe politikbërësit pak para samitit, ku kërkohet që të reduktohen pabarazitë drastike mes të pasurve dhe të varfëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja