Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri mbajti ditën e sotme një konferencë për shtyp mbi të dhënat e raportuara në Agjencinë Evropiane të Mjedisit (AEM) për cilësinë e ujërave larës të vitit 2015 në vendin tonë.
Duke theksuar se është detyrë e Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) që të bëjë publike cilësinë e ujërave të plazheve, Beqiri tha se prej 2 vitesh AKM raporton sipas standarteve evropiane rezultatet e monitorimit të ujërave në bregdetin shqiptar pranë Agjencisë Evropiane të Mjedisit (AEM), ndonëse ky detyrim u njihet vetëm vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Kreu i AKM- së tha se për vitin 2015 u monitoruan 78 pika në plazhe nga të cilat rezultuan 53 pika me cilësi të shkëlqyer, 12 pika me cilësi shumë të mirë, 5 pika me cilësi të mjaftueshme dhe 8 pika me cilësi të varfër, raportim ky i referuar në AEM.
Duke iu referuar Raportit të AEM, që u publikua më 25 Maj dhe sipas së cilës vija bregdetare shqiptare nuk renditet ndër më të pastrat në Evropë, Beqiri sqaroi se publikimi I përkon të dhënave të vitit 2015, por rezultatet e raportit bazohen në mesataren e 4 viteve monitorimi, pra nga 2012-a deri në vitin 2015 dhe jo e cilësisë së
ujërave të vitit 2015, të cilat rezultojnë me një rritje cilësore nga 20 deri në 25% , viti 2015 krahasuar me vitin 2014.
“Ju sqaroj se të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mjedisit janë të gjithë të marra nga AKM dhe nuk ka mostra të tjera të marra prej tyre. Jemi ne institucioni i vetëm që monitorojmë dhe bëjmë raportimin pranë AEM. Është thjesht cështje mesatarizimi i të dhënave me katër vitet e fundit. por në formë tabelare, përsa i përket vitit 2015 që ka një përmirësim të ndjeshëm të ujërave larës.” – nënvizoi Beqiri.
Në shënimin sqarues të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, (EEA) dërguar pranë AKM-së shkruhet se:
“Klasifikimi i kryer nga Agjencia Evropiane e Mjedisit nuk reflekton përmirësimin e cilësisë së ujërave të larjes nga viti 2014 në 2015.” referuar kjo edhe ndryshimit të metodologjisë, që për herë të parë përdoret në këtë raport.
Nëse cilësia e ujërave të larjes do të klasifikohej bazuar mbi rregullat e mëparshme, sikurse është bërë ky klasifikim në 2013 apo 2014, klasifikimi do të rezultonte:
74.4% - me cilësi të shkëlqyer
25.6% - me cilësi të mirë ose të mjaftueshme.
31 stacione monitorimi të ujërave të larjes janë klasifikuar si cilësi e dobët për arsye të përpunimit 4 -vjeçar të të dhënave (si pasojë e klasifikimit te ri – aplikuar për herë të parë nga AEM).
Rezultatet e monitorimit mikrobiologjik të cilesise se plazheve në Shqipëri, për vitin 2015 janë dukshem më mirë se vitet e tjera” - raportohet në shënimin e Agjencisë Evropiane të Mjedisit.
Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp, kreu i AKM-së theksoi se të dhënat e monitorimit për vijën bregdetare të vitit 2015 janë të publikuara në faqen zyrtare të agjencisë www.akm.gov.al dhe kushdo mund t’i referohet këtij monitorimi për tu informuar mbi cilësinë e plazhit që dëshiron të frekuentojë.
Një monitorim paraprak për fillimin e sezonit Agjencia Kombëtare e Mjedisit do ta publikojë së shpejti me qëllim dhënien e informacioni të saktë dhe të shpejtë për publikun.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com