9 nga 10 studentë pranojnë se korrupsioni është i pranishëm në universitetet publike, ndërsa 7% e studentëve thonë se të paktën një herë u është kërkuar seks në këmbim të notës.
Të dhënat e publikuara në raportin e “Qëndresës Qytetare” u bazuan në anketimin e 750 studentëve nga tetë universitetet kryesore publike në vend.
“Forma dominuese mbetet ryshfeti i drejtpërdrejtë, ose pagesa në këmbim të notës, e pohuar nga 46.6% e të anketuarve, detyrimi për blerjen e librave të pedagogëve i pohuar nga 22.6% dhe skema të tjera përfitimi. 7 për qind e të anketuarve thanë se u ishin kërkuar favore seksuale në këmbim të notës”, thotë Kolindo Vjerdha.
Me shqetësim shihet fakti se 8 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga sistemi i drejtësisë për shkak të procesit të Vetingut apo shmangies ndaj tij, janë rikthyer në jetën akademike si pedagogë në universitete publike dhe private.
Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit nënvizoi se duhet më shumë ndërgjegjësim, duke theksuar se në një pjesë të rasteve janë vetë studentët që nxisin praktikat korruptive.
Nga ana e saj, përfaqësuesja e SPAK tha se duhet rritur numri i denoncimeve për të luftuar korrupsionin në universitete. Pavarësisht përhapjes së fenomenit, raportimi mbetet tepër i ulët: 43.87% e studentëve deklarojnë se rastet nuk denoncohen, ndërsa 27.47% shprehin hapur frikën për të raportuar.
Në 4 vitet e fundit janë akuzuar për korrupsion nga organet e hetimit penal 50 pedagogë dhe punonjës universitetesh, kryesisht në universitetet e Elbasanit, Shkodrës dhe Bujqësorit.
Komente












Korrupsioni ne sist.arsimor ne te gjithe nivelet ka qene perhere,qe ne kohen e Xhaxhit e vazhdon dhe tani,vetem qe eshte rritur pazari.E vetmja gje e re tani jane favoret seksuale ne kembim te notes.
PërgjigjuU njoha me ‘studimin’ nga Qëndresa Qytetare, plot bujë edhe në median pamore dhe të shkruar. Nuk mund të kundërshtoj se shqetësimet e ngritura janë pa vend. Përkundrazi, në një vend ku gëlon korrupsioni në gjithë ngjyrat e tij, nuk mund të mbeten jashtë edhe universitetet. Por kjo është për të gjitha universitetet në vend, publike dhe private. Mendoj që edhe vetë ky ‘studim’ është pjesë e këtij korrupsioni. 'Studimi' merr në shqyrtim vetëm 8 universitete publike, duke lënë në hije pjesën tjetër, 24 universitete private dhe 10 universitet të tjera publike që sot janë aktivë në vend. Kjo mënyrë është tepër e paanshme, dhe klienteliste, që ndëshkon imazhin, largon studentët nga ky grupim universitetesh, drejt institucioneve të tjera, sidomos drejt atyre private, që deri sot duket se nuk kanë asnjë cen sipas studimeve të Qëndresës. Mendo se çfarë ndikimi ka një ‘studim’ i tillë për gjithë atë masë studentësh që kanë zgjedhur të studiojnë në këta universiteteve. Pa folur që një pjesë e mirë e stafit akademik të këtyre universiteteve thellësisht të ‘korruptuara’ japin mësim në gjithë pjesën tjetër të universiteteve ‘shembullore’ që Qëndresa nuk i ka përmendur kurrë në gjithë historinë e saj. Edhe vetë pyetjet janë gjithashtu klienteliste në favor të qëllimit që thashë më sipër. Pyetjet janë të tilla që nënkuptohet menjëherë se cila do jetë përgjigja, aspak profesionale, por gjithmonë në funksion të pluhurosjes, zhurmimit, dhe tërthorazi edhe të zhvlerësimit të diplomave që lëshohen, ose janë lëshuar nga këta institucione të vendosura nën shënjestër. Edhe vetë hartuesit e pyetësorit nga Qëndresa mendoj se bëjnë autogol nëse kanë një diplomë nga këto universitete. Me këtë rast dua ta ftoj Qëndresën dhe gjithë ndjekësit të kujdesen më shumë për dylbitë që përdorin ndaj shqetësimeve në vend. Kjo nuk bëhet asnjëherë me propagandë klienteliste, zhurmim zërash paragjykues, në favor të konkurrencës mes universiteteve. Për shkollën e lartë dhe gjithë arsimin në përgjithësi nevojitet shumë vizion dhe politikë-bërje e shëndoshë. Qëndresa nëse ka burrëri duhet të këmbëngulë drejt politikëbërjes, qeverisë dhe ministrisë përgjegjëse për arsimin: në reformën ligjore dhe aktet e tjera; në sistemin publik-privat; në cilësinë joformale të akreditimit të IAL-ve dhe programeve përkatëse; në zbutjen e frymës student-klient; në koston reale të shkollimit në IAL dhe tarifat përkatëse; në rekrutim të paanshëm dhe motivim më të mirë të personelit mësimor-shkencor; në shpërndarjen e drejtë të kuotave sipas programeve në përparësi dhe jo sipas kërkesave joshëse të IAL-ve, në reformën zgjedhore në IAL-të publike etj.
Përgjigju