Pushtimi i Irakut ishte një vendim i nxituar, kështu e cilësoi John Chilcot president i komisionit të hetimit vendimin e Britanisë së Madhe për të ndërhyrë ushtarakisht në Irak në vitin 2003 për të mbështetur Shtetet e Bashkuara në luftën kundra Saddam Hussein. Në atë kohë qeveria britanike drejtohej nga kryeminisitri Tony Blair.Në raportin e publikuar përmendet edhe Kosova.Në një bisedë mes Bush dhe Blair ky i fundit i thotë presidentit të SHBA se Iraku nuk është Kosovë, as Afganistan e madje nuk është as lufta e Gjirit, duke i siguruar mbështetjen pavarsisht vështirësive.
“ Nuk ishte një kërcënim i menjëhershëm, ndërhyrja ushtarake nuk ishte opsioni i fundit” u shpreh Chilcot i cili prezantoi për herë të parë raportin e shumëpritur për hetimin, mbi arsyet dhe pasojat e angazhimit ushtarak të Britanisë në luftën në Irak përpara 13 vitesh.
Sipas tij armët që supozoheshin se ndodheshin në Irak asnjëherë nuk u gjetën. E vërteta sipas tij është se Blair i kish siguruar atëherë presidentit amerikan Bush se do ta mbështeste në këtë aksion me çdo kusht. Por Blair mbivlerësoi kapacitetin e tij për të influencuar vendimet e Bush. Raporti përfshin detaje të dokumenteve sekrete të qeverisë, vlerësime të Shërbimeve Sekrete, si dhe korrespondencën private mes Blairit dhe ish-Presidentit amerikan Bush, në prag të ndërhyrjes ushtarake.
Nga ana tjetër, Toni Blair në përgjigjen e tij u shpreh se e mori vendimin me mirëbesim . “Raporti duhet të pushojë akuzat për keqbesim apo mashtrim",
shkroi Blair pas publikimit të raportit.
“Pavarsisht nëse njerëzit janë ose jo dakort me vendimin tim për të dërguar forca kundër sadam Hussein . Unë e mora vendimin me mirëbesim dhe mendova atë çka është më e mirë për vendin tim. Unë do të marr përgjegjësinë për çdo gabim, pa asnjë justifikim” shtoi Blair.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com