Lufta kundër kanabisit në 2021, Gledis Nano: Zero kg të kapura në brigjet italiane nga Shqipëria! Asgjësuam mijëra bimë, 165 zyrtarë të proceduar për shpërdorim detyre

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zhvilloi sot një konferencë për shtyp me autoritetet italiane për luftën kundër kultivimit të kanabisit. Ai ka thënë se gjatë këtij vitit, Guarda Di Finanza ka realizuar në Shqipëri 70 monitorime ajrore, ku dhe janë asgjësuar mijëra bimë lëndë narkotike.

Sakaq, Nano theksoi se bazuar në statistikat e kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100 %, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti. Ndër të tjera Nano theksoi se 165 zyrtarë vendorë, administratorë të njësive administrative, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

"Më konkretisht, gjatë këtij viti kemi evidentuar 848 vepra penale për kultivimin e bimëve narkotike, nga të cilat 736 janë raste kultivimi dhe 112 procedime proaktive. Janë implikuar në këtë veprimtari kriminale 668 shtetas nga të cilët 400 janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë. Janë identifikuar dhe asgjësuar 164.775 bimë narkotike, nga të cilat 20.997 në kubikë.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2020. U evidentuan 577 vepra penale, nga të cilat 505 ishin raste të kultivimit dhe 109 procedime proaktive. U implikuan 468 shtetas në veprimtari kriminale nga të cilët 284 janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë. U identifikuan dhe asgjësuan 137.216 bimë narkotike, nga të cilat 18.828 në kubikë."-tha Nano.

Në konferencën me Policinë e Shtetit për luftën kundër kultivimit të kanabisit, kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuseppe Arbore, bëri me dije se gjatë vitit 2021 është kontrolluar 22.6% e të gjithë territorit shqiptar. Sipas tij, përqindja e territorit të kaluar në skaner është shumë më e lartë në rast se hiqen zonat e urbanizuara, duke shtuar se janë kontrolluar thuajse gjithë zonat ku dyshohej se mund të mbillej lëndë narkotike. Ai shtoi se janë identifikuar 1119 plantacione me kanabis si dhe janë asgjësuar 92 mijë bimë si dhe shumë grupe kriminale janë kapur në flagrancë.

"Duhet të arrijmë në çdo zonë dhe të identifikojmë plantacionet. Kemi programuar edhe periudhën e mbikëqyrjes nga ajri. Duhet ta shtyjmë deri në muajin tetor, pasi po përdoren edhe bimë apo fara të ndryshme që quhen të vonuara. Mund të rriten edhe gjatë muajit tetor. Në 2021 është mbikëqyrur nga ajri 22.6% e të gjithë territorit shqiptar. Kjo është shumë më e lartë nëse përjashtojmë ato zona të urbanizuara, dhe mund të them se thuajse i gjithë territori që përdoret për mbjelljen e kanabisit, është kaluar në skaner. Në 2021 ishin 70 fluturime mbikëqyrje nga ajri dhe kemi identifikuar 1119 plantacione me kanabis plantacione. Këto rezultatet vënë në pah faktin e rëndësisë së saj veprimtare kundrejt veprimtarive kriminale. Ne përballemi edhe me një evolucion të kësaj veprimtarie kriminale dhe ne duhet të përshtatim aftësitë tona", tha ai.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Raporti vjetor/ Ambasadori italian: Bashkëpunimi ynë efikas, 56 persona u kapën në 1 vit në Shqipëri për llogari të Italisë

 

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizzio Bucci, në konferencën e zhvilluar sot, ka thënë se Shqiëprisë dhe Italia kanë një bashkëpunim të shkëlqyer.

"Skuadra hetimore të përbashkëta kanë rezultuar vërtet efikase. Janë arritur rezultate të rëndësishme. Operacioni "Shpirti", 'Mrekullia 2" etj. Këtu në Shqipëria janë arrestuar 56 persona për llogari të autoriteteve gjyqësore italiane.

Kemi 19 skuadra hetimore të përbashkëta. Kemi bashkëpunim mes Ministrive të Drejtësisë, të parashikuar në protokoll bashkëpunimi. Kemi gjithashtu edhe SPAK që ka nënshkruar protokoll bashkëpunimi me Antimafian Italiane. Nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër përveçse të punojmë së bashku", tha ai.

Ora 11:43
Lufta kundër kultivimit të kanabisit, kreu i operacionit në Guardia di Finanza: Mbikëqyrëm nga ajri 22.6% të Shqipërisë! Janë identifikuar 1119 plantacione

Në konferencën me Policinë e Shtetit për luftën kundër kultivimit të kanabisit, kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuseppe Arbore, bëri me dije se gjatë vitit 2021 është kontrolluar 22.6% e të gjithë territorit shqiptar. Sipas tij, përqindja e territorit të kaluar në skaner është shumë më e lartë në rast se hiqen zonat e urbanizuara, duke shtuar se janë kontrolluar thuajse gjithë zonat ku dyshohej se mund të mbillej lëndë narkotike.

Ai shtoi se janë identifikuar 1119 plantacione me kanabis si dhe janë asgjësuar 92 mijë bimë si dhe shumë grupe kriminale janë kapur në flagrancë.

"Duhet të arrijmë në çdo zonë dhe të identifikojmë plantacionet. Kemi programuar edhe periudhën e mbikëqyrjes nga ajri. Duhet ta shtyjmë deri në muajin tetor, pasi po përdoren edhe bimë apo fara të ndryshme që quhen të vonuara. Mund të rriten edhe gjatë muajit tetor. Në 2021 është mbikëqyrur nga ajri 22.6% e të gjithë territorit shqiptar. Kjo është shumë më e lartë nëse përjashtojmë ato zona të urbanizuara, dhe mund të them se thuajse i gjithë territori që përdoret për mbjelljen e kanabisit, është kaluar në skaner. Në 2021 ishin 70 fluturime mbikëqyrje nga ajri dhe kemi identifikuar 1119 plantacione me kanabis plantacione. Këto rezultatet vënë në pah faktin e rëndësisë së saj veprimtare kundrejt veprimtarive kriminale. Ne përballemi edhe me një evolucion të kësaj veprimtarie kriminale dhe ne duhet të përshtatim aftësitë tona", tha ai.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 10/12/2021 15:27

    Po me autoritetet greke, malzeze, turke, maqedonase e kosovare, a do bej ndonje takim ky Gledisi? Se ne keto vende jane kapur me tonelata droge keto vite. Me italianet e morem vesh qe eshte zero kapja e kanabisit. Siç duket trafikantet po tregohen me te shkathet se Mafia di Finanza. Cfare demagogjie e turpshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)