Raporti i 'Fitch', Rama ironizon
Sali Berishën: Kush gënjen?

Raporti i 'Fitch', Rama ironizon<br />Sali Berishën: Kush gënjen?
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar raportin e Fitch për Shqipërinë, ndërsa ka ironizuar me Sali Berishën.
 
Sipas Ramës, Fitch thotë se Shqipëria ka bërë progres në adresimin e rreziqeve që vijnë paqëndrueshmëria politike, ndërsa qeveria socialiste do të rikonfirmohet.
 
Kryeministri shprehet se vlerësimi vjen nga gjiganti i financave ndërkombëtare, të cilin e ka vlerësuar edhe Berisha në 2013, që tani deklaron se ekonomia shqiptare është në krizë.
 
Statusi i Ramës
KUSH GËNJEN? (10)
Sali Berisha, 10 korrik 2013: “Auditin më të shkëlqyer financave shqiptare ia ka bërë Fitch në Londër!".
 
Po çfarë thotë sot gjigandi i financave ndërkombëtare?
 
“Shqipëria ka bërë progres në adresimin e rreziqeve që vijnë nga paqëndrueshmëria politike, por testi i vërtetë do të jenë zgjedhjet e 18 qershorit. Qeveria socialiste në pushtet, me shumë gjasa do të rikonfirmohet, çka do t’i japë vendit stablitetit politik”.
 
Raporti nënvizon si "rrezik kyç" sa më poshtë:
“Rreziku i një regresi ekonomik do të ishte shumë më i madh, nëse opozita do të vinte në pushtet”.
 
Dhe në lidhje me ekonominë shqiptare, vlerëson se “do të vazhdojë të jetë një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në rajon gjatë të paktën dy viteve të ardhshme”.
Kush di shqip e lexon kush ka mend e kupton😀


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA