Raporti i Bankës Botërore: 32.1%
e shqiptarëve rrezikohen nga skamja
Numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme u rrit me tre herë brenda periudhës 20082012. Përfundimi, i cili tregon efektin dramatik që kriza ka patur mbi të varfërit, del nga shifrat e sapopërditësuara të Bankës Botërore.
Numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme u rrit me tre herë brenda periudhës 20082012. Përfundimi, i cili tregon efektin dramatik që kriza ka patur mbi të varfërit, del nga shifrat e sapopërditësuara të Bankës Botërore.
Sipas standardit ndërkombëtar, Banka klasifikon si individë në varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë, të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse.
Sipas shifrave në vitin 2008, në Shqipëri jetonin vetëm 10 mijë e 900 persona nën këtë nivel të ardhurash, por në fund të vitit 2012, pas katër vitesh me rritje të dobët ekonomike, shifra e personave në skamje ekstreme kërceu në 30 mijë e 900 vetë duke zënë 1.06% të popullsisë së përgjithshme.
Ndonëse në pamje të parë, shifra 1.06% e varfërisë ekstreme duket e ulët, ajo fsheh një tjetër kërcënim.
Të dhënat tregojnë se një pjesë e madhe e individëve në Shqipëri i kanë të ardhurat fare pak mbi kuotën 1.9 dollarë në ditë, çka i bën ata gjithmonë të rrezikuar për të rënë nën nivelin e varfërisë ekstreme.
Sipas Bankës, Shqipëria mbetet vendi më i kërcënuar nga skamja ekstreme ndër ekonomitë e ngjashme në rajon, pasi një pjesë shumë e madhe e familjeve i kanë të ardhurat shumë më të ulëta sesa ato të vendeve të tjera.
Më konkretisht, sipas shifrave të bankës, aktualisht në Shqipëri mbi 32.1% e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë.
Në vendet e tjera fqinje, popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë varion nga 2% në Bosnje deri në 23.86% në Maqedoni.
Të dhënat e Bankës konfirmojnë edhe një herë se pas vitit 2008 progresi i Shqipërisë në luftën ndaj skamjes ka ngecur, e madje disa tregues janë përkeqësuar.
Disa ekspertë ngrenë shqetësimin se niveli i varfërisë mund të jetë rritur edhe pas vitit 2012, për shkak të ngadalësimit të mëtejshëm të ekonomisë në 2013ën, por edhe masave shtrënguese të ndërmarra më vonë, jo vetëm në rrafshin fiskal, por edhe tregun energjetik. /Top Channel/
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.3%
-
Jo
18.8%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 3465
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Gjithë qyteti pret Jurgen Klopp, trajneri letër lamtumire tifozëve të Liverpool
19 Maj, 16:53
-
Në 1 qershor PD zhvillon Kuvendin për prezantimin e Programit, Agalliu: Do të kërkojmë votën e shqiptarëve për të larguar këtë qeveri të korruptuar
19 Maj, 16:53
-
VIDEO-LAJM/ President i Iranit zhdukur, ekipet e shpëtimit kërkojnë Raisin në zonën e uljes emergjente
19 Maj, 16:52
-
Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris
19 Maj, 16:36
-
Në Dajç të Lezhës ruhet tradita e prodhimit të mëndafshit! Lejla Bejleri prej 50 vitesh ushtron këtë profesion: Detyrim moral t'ua përcjellim brezave
19 Maj, 16:35
-
Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë
19 Maj, 16:21
-
Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)
19 Maj, 16:01
-
Lushnjë, babai plagos me çifte vajzën e divorcuar dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë (EMRAT)
19 Maj, 15:57
-
Kampionati Ballkanik i ‘bodybuilding’ në Gjirokastër, sportistë nga 16-60 vjeç garojnë në 9 disiplina të ndryshme
19 Maj, 15:54
-
Iran/ Incident me helikopterin ku udhëtonte presidenti iranian Efraim Raisi, nuk dihet nëse është rrëzuar apo ka bërë ulje të detyruar
19 Maj, 15:50
-
Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim
19 Maj, 15:44
-
VIDEO/ Lë Skënderbeun si kampione, volejbollistja Gjata: Pas 11 vitesh stërvitje koha për një aventurë jashtë vendit
19 Maj, 15:43