Raporti i BE: Kosova ka bërë pak progres/ Problemet kryesore: Krimi i organizuar dhe lufta ndaj Korrupsionit

Në progres raportin e Bashkimit Europian për Kosovën, theksohet se Kosova ka pasur zhvillime pozitive në shumë aspekte, por theksohet se për shkak të mungesës së stabilitetit në qeverisje dhe krizës së shkaktuar nga Covids019 rrufga e vendit gjatë vitit kishte shkaktuar më shumë vështirësi.

 “Kosova ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jo stabilizuar politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe ndërrim të dy qeverive brenda një viti, si dhe nevojës për përballje me pandeminë”,-  theksohet në Raport.

Gjatë marrjes së raportit kryeministri Kosovar u shpreh se Kosova ka bërë gjithçka përtu afruar më pranë Bashkimit Europian.

 “Besoj kemi dhënë gjatë këtyre 4 muajve të qeverisjes evidencë të fuqishme se jemi partner të besueshëm për integrim evropian, edhe në rajon. Kemi treguar edhe guxim të marrim vendime jo populiste, por në interes  të vendit dhe aftësi për të vendosur rregull dhe për të shty përpara këto reforma”,- u shpreh Hoti.

Një ndër pikat më kritike të Kosovës, njëjtë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si theksoi edhe Komisioneri Europian për zgjerimin gjatë seancës së djeshme mbetet lufta kundër krimit e organizuar dhe korrupsionin.  Ndërsa sërish kritik mbetet pavarësia e medias dhe ndërhyrjet politike në të.  

Ndërsa shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog përsëriti nevojën për vazhdimin e reformave të cilat do ti hapnin rrugë integrimit evropian të vendit.

 “Në fushën e sundimin e ligjit kemi parë progres në disa aspekte, në reformën juridike, por fatkeqësisht ka progres të limituar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”,- u shpreh Szunyog

Në Raport progresin e e publikuar dje vlerësohen hapat e Kosovës në Dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkohet që kjo gjë të vazhdojë deri në arritjen e një  marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Kryeministri Hoti dhe krye parlamentarja Vjosa Osmani u shprehën se do të bëjnë të pamundurën për të  t’iu dhënë zgjidhje problemeve të ngritura nga BE.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha