Edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e saj të fundit mbi ecurinë e ekonomive në vendet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, vlerëson se zhvillimet e brendshme politike në këto vende mbeten rrezik për ecurinë ekonomike.
 
Në vlerësimin e BERZH ekonomia shqiptare do të rritet me 3.5% këtë vit, por pasiguria që buron nga politika është domethënëse.
 
“Parashikimi në terma afatmesëm është pozitiv, por rreziqet e brendshme janë domethënëse.
 
Rritja ekonomike parashikohet të jetë në 3.5% në vitin 2017, me rritje në 3.7% në 2018-ën kjo për shkak të rritjes së kërkesës së brendshme dhe investimeve të huaja, kryesisht nga ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline (TAP)
”.
 
Në paragrafin dedikuar Shqipërisë BERZH vë në dukje se investimet në sektorin e energjisë kanë kryesuar rritjen ekonomike.
 
Investime të ndryshme në sektorin e energjisë janë duke u zbatuar, gjë e cila ndikon në rritjen ekonomike të vendit.
 
Kompanitë shtetërore të sektorit të energjisë si KESH dhe OSHEE janë duke iu nënshtruar reformës, gjë e cila do të garantojë rritjen e këtij sektori në terma afatgjatë
.”
 
Po ashtu, banka europian për rindërtim dhe zhvillim thekson se politika fiskale e ndjekur nga qeveria ka qenë e kujdesshme.TVSH



dy.b/shqiptarja.com