Raporti i BSH: Çmimet e banesave 
  u rritën me 2.3% në vitin 2015

Raporti i BSH: Çmimet e banesave <br />  u rritën me 2.3% në vitin 2015
TIRANE- Ndërsa ka shënuar rënie të vazhdueshme gjatë gjithë këtyre viteve, indeksi i çmimit të banesave u rrit 2.3% në tremujorin e dytë në krahasim me një vit më parë. E dhëna vjen përmes raportit të Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për gjysmën e parë të vitit, ku theksohet se gjithsesi indeksi mbetet nën mesataren e pesë viteve të  fundit, ndërkohë që çmimet e apartamenteve mbeten dukshëm më të ulëta në raport me ato para fillimit të krizës.

“Indeksi i çmimit të banesave u rrit 2.3% në tremujorin e dytë në krahasim me një vit më parë, ndërsa indeksi i qirasë ra me 0.4%, në terma realë. Pavarësisht luhatjeve afatshkurtra, indekset e çmimeve dhe të qirasë në tregun e banesave qëndrojnë nën mesataren e pesë viteve të fundit”, thekson në raport Banka e Shqipërisë.

Çmimet
Gjashtë vitet e fundit, çmimet e apartamenteve kanë shënuar rënie të vazhdueshme, e cila në total vlerësohet mesatarisht 20%. Ndërkohë që për gjysmën e dytë të vitit 2015, raporti i çmimit ndaj qirasë u rrit me 0.3 pikë, në krahasim me tremujorin e parë dhe reflektoi rritjen e çmimit të banesave në tremujorin e dytë.

Prirja e këtij treguesi gjatë pesë viteve të fundit ka qenë lehtësisht rënëse, e ndikuar nga rënia më e theksuar e çmimeve në krahasim me qiranë e banesave. “Dinamika tremujore e indeksit të çmimeve në tremujorin e dytë ka reflektuar rritjen e besimit konsumator dhe lehtësimin e standardeve për kredinë hipotekare. Gjithashtu, bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues, bankat raportuan se kërkesa e individëve për kredinë për blerje banesash është rritur në tremujorin e dytë. Nga ana e ofertës, rritja e lejeve të ndërtimit gjatë vitit të kaluar sinjalizon për shtim të investimeve në banesa të reja”, thekson në raport Banka e Shqipërisë.

Kreditimi
Banka e Shqipërisë ka kryer edhe një vrojtim mbi standardet e kreditimit të apartamenteve nga ana e bankave, nga i cili rezulton se standardet e kredisë për individët vlerësohet të jenë lehtësuar gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015.

Politika lehtësuese e standardeve të kredidhënies për individë u aplikua si në kreditë për blerje banese, ashtu dhe për atë konsumatore (në një shkallë më të lartë për këtë të fundit). Balancat rezultuan përkatësisht 7.7 dhe 19.8%. Ekspertët bankarë presin që lehtësimi i standardeve për kreditë dhënë individëve të vijojë edhe në tremujorin e ardhshëm; si për kreditë për blerje banese dhe për ato për financimin e konsumit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër

Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër