Raporti i CIA-s, Trump: Qesharak,
justifikim nga demokratët e mërzitu

Raporti i CIA-s, Trump: Qesharak,<br />justifikim nga demokratët e mërzitu
Presidenti i zgjedhur Donald Trump, në një intervistë për "Fox News Sunday", e quan "qesharak" raportin e CIA-s për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje për të përkrahur Trump.

Ai e quan vlerësimin e CIA-s "justifikim" të shtyrë nga demokratët e mërzitur.
“Çdo javë ka një justifikim të ri. Ne patëm një fitore masive dërrmuese në zgjedhje"- u shpreh Trump, teksa foli gjatë për procesin e përzgjedhjes së tij të kabinetit.

Së shpejti Trump do të njoftojë edhe sekretarin e tij të zgjedhur të shtetit. Ai u zotua gjithashtu për të "pastruar" dhe të "aktivizuar" agjencitë qeveritare.
Presidenti i zgjedhur i SHBA, u shpreh se duhet të qëndrojmë të kujdesshëm për të mos kritikuar mbi analizën agjencive të fshehta të informacionit për ndërhyrjet e huaja në zgjedhje, ai nuk e pranon vlerësimin e CIA-s deri tani.

"Askush nuk e di dhe është shumë interesante. Pasi ata hack- era nuk kanë asnjë ide nëse kjo është Rusia apo Kina apo dikush tjetër. Mund të jetë dikush i ulur në një shtrat ndonjë vend që ka synim të minojë besimin në sistemin e ri qeverisës", u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se në agjencitë e inteligjencës gjenden individë të lidhur me qeverinë ruse, me Komitetin Kombëtar Demokrat, si dhe me Hillary Clinton, John Podesta dhe zyrtarët e Kremlinit drejtojnë gjithë aktivitetin. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji