Në një dokument të deklasifikuar nga shërbimi sekret amerikan, konfirmohet se në vitin 1995, presidenti shqiptar asokohe, Sali Berisha ishte kundër thirrjeve për pavarësi të Kosovës. Në raportin e publikuar nga inteligjenca amerikane asokohet, theksohet se në prag fushate asokohe, Berisha ashpërsoi qëndrimet për çështjet etnike duke përdorur kartën nacionaliste për të mundur socialistët.
Në dokumentin e CIA-s, studiohen mundësitë për konflikte në Ballkan dhe në kapitullin ‘Potenciali i Tiranës për të ndikuar në rajon, politikani kryesor i mbajtur nën vzhëgim është Sali Berisha i cili si president i Shqipërisë në atë kohë takohej me diplomatë amerikanë të cilëve u deklarohej kundër pavarësisë së Kosovës.
“Berisha me shumë gjasa duke njohur pozicionin e dobët negociues të shqiptarëve etnikë – vazhdon të këmbëngulë që Rugova të heqë dorë nga kërkesat për pavarësi dhe u ka thënë diplomatëve amerikanë se ai beson se fillimi i negociatave do ta ndihmojë Rugovën të shmangë presionin nga liderët më aktivistë shqiptarë të Kosovës”- nënvizohet në raport.
Më tej është analizuar rreziku që Berisha mund të nxiste konfliktin në prag të fushatës me retorikën e tij politike.
“Një sfidë politike nga socialistët e Shqipërisë–ish-komunistë–në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme mund ta bëjë Berishën të ndjekë një linjë më të ashpër për çështjet rajonale etnike-shqiptare. Ai gjithashtu mund të përdorë kartën nacionaliste për të marrë mbështetje nga partitë e vogla të djathta”- vijohet në raport.
Ky dokument i takon dhjetorit të vitit 1995 dhe më pas Berisha i kërkoi Ibrahim Rugovës që t’i bashkohej protestës së opozitës serbe. Kjo mendohet të ketë qenë arsyeja përse Rugova i ndërpreu marrëdhëniet me Berishën për të mos i rivendosur më kurrë.
Një qëndrim të tillë për mos të shpallur pavarësinë e Kosovës, Berisha e tregoi edhe më vonë kur i kërkoi Thaçit që të mos firmoste marrëveshjen e Rambujesë ku edhe u hodh hapi i parë i shkëputjes së Kosovës nga Serbia.
Duhen ripublikuar here pas here gjithe faktet qe tregojne qe eshte agjent i Serbise, qe e drejtoi dhe shkaterroi vendin e qe nuk i ka hyre nje gjemb ne kembe deri me sot nga drejtesia e mbaruar qe e shkaterroi si cdo gje tjeter ne vend. Po te pakten te rifreskohet kujtesa e popullit per krimet e ketij antishqiptari qe kerkon akoma te vije ne pushtet, kur i vetmi vend qe i takon te shkoje eshte biruca.
Përgjigju