Raporti i DASH, Basha: Rama-Meta
 ortakë me kriminelët, i emërojnë

Raporti i DASH, Basha: Rama-Meta<br /> ortakë me kriminelët, i emërojnë
TIRANË - Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka përkthyer në një shqetësim të madh për shoqërinë shqiptare raportin e  Departamentit Amerikan të Shtetit i cili evidenton faktin se një deputet i Kuvendit është i dënuar për veprimtari kriminale të trafikimit.
 
Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ky raport është tregues që dy aleatët në qeverisje Edi Rama dhe Ilir Meta nuk ndahen dot nga ortakët e tyre kriminelë që sipas Bashës i sollën në pushtet, madje i emërojnë në postet më të larta.
 
“Ky raport është fotografia e vërtetë e përmasave tronditëse, e përmasave në rritje dhe larmisë  së shtuar të këtyre krimeve në Shqipëri. Por Shqipëria është rasti unikal kur trafikantët e qenieve njerëzore, tutorë të vajzave shqiptare të shndërruara në skllave të prostitucionit, emërohen deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë dhe shefa të rëndësishëm në poste kyçe nga kryeministri Edi Rama dhe ortaku i tij, Ilir Meta. Kjo është arsyeja kryesore që trafiku dhe shfrytëzimi për qëllime seksuale i qënieve njerëzore, i grave dhe vajzave, dhe i fëmijëve ka njohur një përhapje kaq të gjerë në këtë periudhë. Sepse krimi është veshur me pushtet dhe pushteti është veshur me krim. Të gjitha të ashtuquajturat masa të imponuara nga standardet dhe faktori ndërkombëtar kanë rezultuar sterile dhe demagogjike përsa kohë trafikantët kanë status të privilegjuar në qeverinë Rama-Meta", u shpreh lideri i opozitës.
 
Këtë raport Basha e sheh si një shtysë më shumë për të vijuar para me dekriminalizimin .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë