Raporti i DASH, Basha: Shqipëria
në hartën e zezë të trafikut të drogës

Raporti i DASH, Basha: Shqipëria<br />në hartën e zezë të trafikut të drogës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, për trafikun e lëndëve narkotike. Duke ironizuar deklaratën kryeministrit Rama i cili e quajti raportin e Uashingtonit arritje dhe dokumenti më i mirë në 25 vite, shefi i opozitës, në një deklaratë të shpërndarë për mediat, thotë se Shqipëria është sot në hartën e zezë të trafikut të drogës.
 
Sipas tij, vendi ynë është sot pikë kryesore për drogat e forta për tregun europian. "Dhe kjo përkthehet nga Edi Rama si arritje, si raporti më i mire në 25 vite. DASH e thotë për fat të keq, fare qartë. Shqipëria është në hartën e zezë të prodhimit dhe tranzitimit të drogës, si burim kryesor. Një kthim pas në ditët më të zeza, dhe zhbërje e përpjekjes së madhe për ta hequr Shqipërinë nga harta e drogës çka solli anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave", u shpreh Basha.
 
Ai akuzon kryeministrin Rama se është përgjegjës për kthimin e Shqipërisë në burimin kryesor të prodhimit të marijuanës, për shkak se siç shprehet ai, "është Edi Rama i cili ka bërë trafikantë të njohur droge, deputetë, drejtorë, shefa e kryetarë bashkie, i cili refuzoi përfshirjen e testit të drogës në paketën e dekriminalizimit. Drogë dhe krekosje. Ky është në fakt edhe thelbi i tij", ka theksuar Basha. 

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha

"Shqipëria, një burim kryesor i prodhimit të marijuanës dhe pikë kryesore tranziti për drogat e forta, si heroine e kokainë, për tregjet europiane. Kështu deklaron Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e tij për narkotikët. Dhe kjo përkthehet nga Edi Rama si arritje, si raporti më i mire në 25 vite. DASH e thotë për fat të keq, fare qartë. Shqipëria është në hartën e zezë të prodhimit dhe tranzitimit të drogës, si burim kryesor. Një kthim pas në ditët më të zeza, dhe zhbërje e përpjekjes së madhe për ta hequr Shqipërinë nga harta e drogës çka solli anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave dhe që u vlerësua kështu nga raportet e partnerëve:
2010 Raporti DASH, fq. 103: “Statistikat Italiane tregojnë se heroina Afgane e sekuestruar në Itali e tranzituar nga Shqipëria mbetet minimale”.
2011 Raporti DASH fq. 106: Shqipëria ka bërë progres në përpjekjet kundër trafikimit të drogës. Qeveria e Shqipërisë provon të konfrontohet me agresivitet me elementin kriminal. Të dhenat tregojne se kontrollet më të mira kufitare dhe policore e kanë ngadalësuar tranzitimin e drogavës”.
2012 Raporti DASH fq 96: “Ka prova se Shqipëria po bën progres në fushën kundër narkotikeve. Fusha kryesore e përmirësimit është në operacionet kundër trafikimit si dhe forcimi i kontrollit kufitar, që ka çuar në rritjen e numrit të arrestimeve dhe sekuestrimeve”.
Raporti mbi Ballkanin Perëndimor, Grupi i Dublinit, Miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian me 3 maj 2012,: “Gjate vitit 2011 Shqipëria arriti rezultate të rëndësishme në luftën konstante ndaj krimeve te drogës dhe biznesit ndërkombëtar të drogës. Shqipëria vazhdon te arrije sukses ne programin e saj për reduktimin e prodhimit dhe tranzitimit të drogave si dhe per sigurimin e një kontrolli efektiv të kufijve.”
Raporti i Vlerësimit të rrezikut kriminal në Europën Juglindore, mars 2012, thotë: “Shtypja që Italia dhe Shqipëria i kanë bërë transportimit të drogës ka çuar në evitimin e Shqipërisë si vend tranzit për ngarkesat e heroinës”.
Por ja ku jemi sot: me Edi Ramën Shqipëria është në krye të hartës së drogës. S’mund të ishte ndryshe vlerësimi, kur vendi është mbuluar nga kanabisi, kur parcelat ruhen me roje të armatosura që mbikëqyren nga shefa të korruptuar policie, kur pikat kyçe të policisë janë pushtuar nga trafikantët, kur vetë ministri qëndron në krye të këtij biznesi kriminal me Habilajt e Shullazin e tij.
Por arsyeja e madhe se pse Shqipëria është burim kryesor për prodhimin dhe tranzitimin e drogës, është Edi Rama i cili ka bërë trafikantë të njohur droge, deputetë, drejtorë, shefa e kryetarë bashkie, i cili refuzoi përfshirjen e testit të drogës në paketën e dekriminalizimit.
Drogë dhe krekosje. Ky është në fakt edhe thelbi i tij.

Redaksia Online
(L.Q/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë