Raporti i DASH, Dashnor Sula: Shqipëria vend prodhues dhe tranzit i drogës!  Korrupsioni ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, thotë se Shqipëria është vend prodhues dhe tranzit i drogës. Me një deklaratë për mediat, Sula thotë se DASH e përcakton Shqipërinë edhe për vitin 2021 si një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar.

"Departamenti Amerikan i Shtetit e përcakton Shqipërinë edhe për vitin 2021 si një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane. Ky është vlerësimi edhe për vitin 2021  në Raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike! Shqipëria konsiderohet si 'një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar' 'mungesa e sundimit te ligjit, korrupsioni i larte dhe niveli i lartë i papunësisë janë nxitësit kryesorë” të kultivimit dhe trafikimit  të drogës në Shqipëri thuhet ne raport'", tha Sula.

Ai akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka kanabizuar vendin dhe se e ka shndërruar në 'Kolumbinë e Evropës'.

"Qe prej vitit 2014 me mbështetjen e qeverise se Edi Ramës, Shqipëri u kanabizuar dhe  u shndërruar ne Kolumbinë e Evropës. Ajo çfarë ne e denoncuam qe ditën e pare u vërtetua. Sot ministri i brendshëm Edi Ramës është ne burg, por rrjetet kriminale te trafikut te drogës vazhdojnë te funksionojnë me miratimin dhe nen mbrojtjen e tij  Ata i duhen Edi Ramës, pasi përdoren në zgjedhje për të marre vota përmes kërcënimit, intimidimit dhe blerjes se votave. Edi Rama ka vene ne pozicione kyçe te qeverisjes  persona te lidhur me krimin dhe trafiqet!  Korrupsioni i përhapur kudo, ka krijuar në Shqipëri parajsën e pastrimit te parave te krimit, trafikut te drogës e qenieve njerëzore. Sipas raporti  sektori i ndërtimit, i pronave të paluajtshme dhe përfshirja në sipërmarrje janë, ndër metodat më të përhapura të pastrimit parave. “Ndërsa shumica e objekteve të lojërave të fatit u mbyllën dhe u shpallën të jashtëligjshme në vitin 2019, legjislacioni ende lejon lojërat në kazino në hotelet me pesë yje. Bastet online, edhe pse të paligjshme, përsëri ndodhin përmes platformave të vendosura jashtë Shqipërisë'", u shpreh ai.

Për Sulën, raporti i DASH vë në dukje edhe mungesën e zbatimit të ligjit, teksa shton se vetëm PD mund të sjellë ndryshimin.

"Raporti vë në dukje dhe mungesën e zbatimit të ligjit ndërsa thekson se  “Shqipëria duhet të zbatojë në mënyrë efektive ligjet, të ushtrojë funksione efektive mbikëqyrëse, të përmirësojë bashkëpunimin mbikëqyrës dhe ligjzbatues dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet e policisë dhe prokurorëve të saj për t’u fokusuar në korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimet ekonomike. Përkundër një numri të konsiderueshëm të hetimeve të pastrimit të parave në vitet e fundit, numri i ndjekjeve penale të lidhura me të, mbetet i ulët' - thekson raporti. Pavarësisht kambanave të forta të alarmit dhe reagimeve të përvitshme të DASH qeveria shqiptare nuk bën asnjë përpjekje serioze për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sepse për këtë qeveri interesi i një grushti njerëzish prevalon ndaj interesit të shtetit dhe qytetarëve, për këtë qeveri prodhimi i parave të pista për organizatën e saj vlen më shumë se shkretimi i përditshëm qe po i behet Shqipërisë për shkak të pabarazisë, papunësisë dhe varfërisë. Është për të ardhur keq, që edhe pse vitet kalojnë vlerësimi sa i përket Shqipërisë si vend prodhues dhe transit i lëndëve narkotike, mbetet i njëjti. Edi Rama e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në Evropë. Ka vetëm një forcë që mund të luftojë për të mirën e shqiptarëve dhe jo të baronëve të drogës, kjo forcë është Partia Demokratike", deklaroi ai.

DASH tha dje se Shqipëria është një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet europiane.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja