Pafuqia e gjyqësorit shqiptar për të dënuar pushtetarët e korruptuar është një nga konstatimet kryesore të Departamentit Amerikan të Shtetit. Problemet më të mëdha në Shqipëri janë korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë, por veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe të shërbimit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave. Ky është vlerësimi që jep raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut, i bërë publik të mërkurën.
Pandëshkueshmëria është një prej problemeve të tjera me të cilat përballet Shqipëria, sipas raportit. “Ndjekjet ligjore dhe sidomos dënimet e zyrtarëve që kanë kryer shkelje kanë mbetur sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe personat me lidhje të fuqishme biznesi shpesh kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes penale,” nënvizon raporti. Qeveria filloi hetimet për disa zyrtarë të nivelit të lartë, por prokuroria më pas vendosi t’i pushojë këto çështje”, thuhet në kapitullin për Shqipërinë.
Problemet e tjeraSi probleme të tjera shqetësuese për Shqipërinë përmenden dhuna e ushtruar nga policia dhe keqtrajtimi i të dyshuarve gjatë periudhës kur ata mbahen të ndaluar dhe merren në pyetje; po ashtu evidentohen rastet e mbajtjes për një kohë të gjatë të të pandehurve në qendrat e ndalimit, pa u ngritur akuzat, si dhe kushtet jo normale nëpër burgje. Një tjetër problem i Shqipërisë përsa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, përmendet përparimi i vogël që është bërë për kthimin e pronës së shtetëzuar gjatë periudhës komuniste. Në raport po ashtu përmendet keqtrajtimi i fëmijëve, martesat në moshë jo madhore, fëmijët që jetojnë nëpër rrugë, në veçanti ata të komunitetit rom.
Në raport përmendet fakti që Shqipëria vazhdon të jetë burim dhe destinacion i trafikimit të qënieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe për punë të detyruar. Diskriminimi dhe keqtrajtimi i komuniteteve të romëve dhe egjiptianëve të Ballkanit, diskriminimi bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, ishin disa probleme të tjera të evidentuara në kapitullin për Shqipërinë. Për çështjen e lirisë së shtypit, në raport thuhet se kushtetuta e vendit siguron lirinë e fjalës dhe të shtypit dhe se qeveria në përgjithësi i mbështet këto të drejta, por ka patur njoftime se qeveria, qarqet e biznesit dhe grupet kriminale janë përpjekur të ndikojnë tek shtypi në mënyra të papërshtatshme.
HetimetQeveria filloi hetimet për disa zyrtarë të nivelit të lartë, por prokuroria më pas vendosi t’i pushojë këto çështje”, thuhet në kapitullin për Shqipërinë
PronatNjë tjetër problem i Shqipërisë përsa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, përmendet përparimi i vogël që është bërë për kthimin e pronës së shtetëzuar gjatë periudhës komuniste
Redaksia Online(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Auron Tare: Kush e vrau Heroin e Revolucionit Grek Marko Boçari
27 Janar, 20:07
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
Angli/ Gafa e shqiptarit, aplikon për leje qëndrimi me patentë qipriote, dënohet me 4 muaj burg
27 Janar, 19:52
-
RTSH hoqi kryeredaktorin e lajmeve, Olsjan Laskaj! Shoqata e Gazetarëve Europianë: Vendim i paprecedentë, të bëhet transparencë
27 Janar, 19:46
-
Nisin xhirimet e serialit 'Andrra Amerikane' në New York, synohet shpalosja e kulturës shqiptaro- amerikane
27 Janar, 19:41
-
Kosovë/ Kurti pritet me protesta nga simpatizantët e PDK në Skënderaj, hidhen fishekzjarre dhe mjete piroteknike: Albin Hajni!
27 Janar, 19:35
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Afera Partizani/ Ngjela për Report Tv: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat! SPAK nuk preket, krijesë e SHBA
27 Janar, 19:17
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Poloni/ 80-vjetorit të Çlirimit të kampit Aushvic, ministri Hasani: Trashëgimia shqiptare e vetëmohimit do të na frymëzojë gjithmonë për të luftuar në anën e drejtë të historisë
27 Janar, 18:59
-
Votimi për Drejtorin e RTSH i pavlefshëm dhe i paligjshëm, ja dy shkeljet e Këshillit Drejtues
27 Janar, 18:55