Raporti i DASH, LSI kritika 
Tahiri:Hiena të dala nga PS
Raporti, Basha: Rama fajtor, duhet të largohet

Raporti i DASH, LSI kritika <br />Tahiri:Hiena të dala nga PS<br />Raporti, Basha: Rama fajtor, duhet të largohet
TIRANE-Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) ka përplasur fort PS dhe LSI.

Shifrat mbi kultivimin dhe luftën ndaj narkotikëve janë lexuar ndryshe nga aleatët e majtë. 

Luan Rama
Fillimisht ka qenë kryetari i grupit të LSI, Luan Rama përmes një deklarate për mediat pas raportit të DASH për kanabisin në Shqipëri është shprehur se vendi ndodhet në situatë alarmante, ndërsa ka kërkuar që të ndërpritet spektakli me policë që korrin kanabis, por të nisë lufta kundër fenomenit.
 
Ndërsa u shpreh se ka munguar eficenca e veprimit shtetëror, Luan Rama u bëri thirrje institucioneve që të reagojnë menjëherë, jo me fraza, demagogji dhe akuza, por me veprim konkret për t'iu përgjigjur shqetësimit të DASH.
 
"Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon edhe një herë faktin e rëndë, që Shqipëria vazhdon të mbetet një burim i rëndësishëm për marijuanën dhe një rrugë e kokainës dhe heroinës për në vendet e Bashkimit Evropian kryesisht, apo me destinacion Evropën.

Ky konstatim shqetësues kërkon menjëherë një reagim konkret, të përgjegjshëm, të të gjitha institucioneve ligjzbatuese, të të gjitha agjencive që kanë për detyrë luftën kundër veprimtarisë së trafikut, kultivimit, shitblerjes së drogës dhe një reagim të përgjegjshëm të të gjitha institucioneve shtetërore.

Shqipëria të mos vazhdojë të bëjë më spektakle me transmetime televizive të policëve që çohen për të korrur kanabis apo lëndë të tjera narkotike.

Thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse, të reagojnë menjëherë, me përgjegjshmëri dhe në mënyrë konkrete, jo me fraza, jo me demagogji dhe as me akuza apo kundërakuza, por në mënyrë konkrete dhe me veprim konkret për t’iu përgjigjur në këtë mënyrë shqetësimit të përsëritur të partnerëve tanë strategjikë, për t’iu përgjigjur në këtë mënyrë shqetësimit të përsëritur të Departamentit Amerikan të Shteti.

Jemi në prag të zgjedhjeve dhe është shumë e rëndësishme dhe prandaj them që duhet reaguar që tani, që sot, menjëherë, në kushte alarmi do të thoja, për t’iu përgjigjur shqetësimit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë me veprim konkret që 2017-a të mos jetë një kopje e 2016-s përsa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndaj edhe një herë insistoj që reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, konkret që tani, që në këtë çast nga të gjitha organet e zbatimit të ligjit. Dhe në mënyrë të veçantë, kur them organet e zbatimit të ligjit kam parasysh në krye të gjithë atyre organeve, qeverinë e Republikës së Shqipërisë
" deklaroi Luan Rama.
 


Tahiri: Zëdhënësi i LSI lexim të pasaktë raportit të DASH
Saimir Tahiri, ministri në largim ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Luan Ramës, nga selia e LSI mbi raportin e DASH mbi kanabisin në Shqipëri.

Duke falënderuar Spartak Brahon e LSI, që sipas Tahirit ka bashkëpunuar ngushtë me të në luftën kundër kanabisit, ministri në largim e cilësoi me ironi kryetarin e grupit parlamentar të LSI, Luan Ramën si, zëdhënës të LSI.

Sipas ministrit, shqetësimi i DASH për drogën ishte i lartë që para se PS të merrte pushtetin, ndërsa uron që edhe LSI të ndjehet krenare që ka nderin e madh të jetë aleate e PS në këtë faze historike reformash për vendin.

Sipas Tahirit, kundershtare te betuar te PS nuk jane vetem ata nga cadra ne Bulevard, por dhe ata te dale nga oborri i PS qe sot, tha ai, luajne rolin e hienave.

Statusi i Tahirit
Pershendes Levizjen Socialiste per Integrim per shprehjen e shqetesimit publik per vazhdimin e luftes kunder kanabisit. LSI e ka shprehur edhe me pare kete shqetesim prioritar tonin dhe te Ministrise se Brendshme e te Policise se Shtetit ne vecanti.

Perfitoj nga rasti te falenderoj perfaqesuesin e nderuar te LSI, kryetarin e Komisionit te Sigurise Spartak Braho, i cili se bashku me te gjithe anetaret e atij komisioni ka bashkepunuar ngushtesisht me mua ne cdo hap.

Po ashtu zoti Braho, ka dhene nje kontribut te posacem ne grupin nderinstitucional te punes, per hartimin e planit te ketij viti per pershkallezimin e kesaj lufte pa kompromis.
E shoh te udhes te saktesoj leximin e raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, sipas nje zedhenesi te LSI ne nje konference per shtyp sot.

Pa komentuar mbi kete lexim te pasakte, sipas te cilit fenomeni nuk qenka luftuar sa duhet, po ve ne dispozicion tekstin e 4 raporteve konsekutive te DASH ne 4 vite me radhe. Mjafton nje lexim krahasues per te kuptuar se sipas Departamentit te Shtetit, Shqiperia nuk u be burim i rendesishem i prodhimit te marihuanes as vjet e as parvjet, po njihej si i tille nga DASH qe para se te merrnim detyren.

Po ashtu, leximi krahasues mjafton per te kuptuar se e vetmja gje qe ka ndodhur, eshte fakti se ne kemi rritur me shifra e fakte, forcen goditese te Policise se Shtetit.
E di se qellimet politike te partive kundershtare apo konkurente me PS per te marre sa me shume vemendje e vota, justifikojne mjetet e propagandes partiake te secilit dhe vertetesia e atyre qe thone kalon rendom ne plan te dyte.

Por duke besuar se Levizja Socialiste per Integrim, si partner strategjik ne koalicionin qeverises i detyrohet vertetesise se fakteve te qeverisjes, nje vemendje te veçante, uroj qe leximi krahasues i raporteve te DASH per Shqiperine, ta beje edhe LSI te ndjehet krenare qe ka nderin e madh te jete aleate e PS ne kete faze historike reformash per vendin.

Nuk kam pritur dhe nuk pres nderkohe qe kete lexim krejt te qarte te kendveshtrimit te DASH mbi tre vite beteje kunder kultivimit te kanabisit, ta bejne kundershtaret e betuar te Policise se rilindur te shtetit.

Qofshin keta te fundit ne çadren e pashprese te bulevardit, qofshin ne cadrat e turpshme te emisioneve te porositura dhe komentatoreve te paguar apo qofshin ne rolin e hienave te dala nga oborri i PS, qe enderrojne deshtimin e Partise Socialiste, pergjigjen e merituar e kane marre tre vjet e gjysem nga puna jone e perbashket dhe do ta marrin nga populli i Tiranes dhe gjithe Shqiperise ne 18 qershor.

Edhe njehere faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen e pakursyer ndaj Policise se Shtetit dhe per shperfilljen e merituar ndaj atyre qe jane gati t'i rivene zjarrin Shqiperise, per te mos perfunduar prapa hekurave ku e kane vendin prej kohesh.
Drejtesia vonon po nuk harron!
Raportet e DASH për 2014, 2015, 2016.

Raporti, Rama: Mbetet shumë për t'u bërë dhe do të bëhet se s'bë
Pozitivisht e ka lexuar raportin e DASH dhe kryeministri. Sipas Ramës, raporti vërtetoi dhe njëherë sesa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit në Shqipëri, por gjithsesi shtoi ai, sërish më shumë do të bëhet në vijim.

Raporti i Departamentit të Shtetit provon sa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit Shumë mbetet për t'u bërë dhe do të bëhet se s'bën”,-shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.

Raporti i DASH, Basha: Mesazh nga SHBA, Rama duhet të largohet
Raportin e DASH e ka komentuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha duke akuzuar qeverinë dhe Edi Ramën se e kanë kthyer Shqipërinë në vendin kryesor të prodhimit dhe trafikut të drogës dhe për këtë duhet të largohet nga pushteti.
 
"Ka nevojë për koment raporti i DASH. SHBA e kanë treguar me gisht Edi Ramën si njeriun që e shndërroi Shqipërinë në vendin kryesor të prodhimit dhe trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Ky është një mesazh i qartë politik, për qeverinë e tij, atë politikisht dhe cdo qytetar, duhet të largohet një orë e më parë" deklaroi Lulzim Basha. 


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim