Raporti i DASH për Shqipërinë:
Grupet fetare ankesa për pronat
Departamenti amerikan i Shtetit botoi sot raportin vjetor për gjendjen e lirive fetare në botë për vitin 2015. Dy shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare, sipas raportit janë ISIS dhe Boko Haram që kanë kryer disa nga krimet më mizore.
Departamenti amerikan i Shtetit botoi sot raportin vjetor për gjendjen e lirive fetare në botë për vitin 2015. Dy shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare, sipas raportit janë ISIS dhe Boko Haram që kanë kryer disa nga krimet më mizore.
Në Shqipëri sipas raportit, shteti është neutral ndaj çështjeve fetare, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare, garanton lirinë e fesë dhe ndalon diskriminimin fetar.
Qeveria ka marrëveshje me 5 grupe fetare dhe shteti ndihmon me fonde 4 prej tyre. Grupet fetare janë ankuar se është bërë pak përparim për zgjidhjen e rreth 1 mijë pretendimeve të tyre për kthim pronash të sekuestruara gjatë regjimit komunist.
Kisha autoqefale ortodokse shprehu pakënaqësinë e saj ndaj shkatërrimit nga autoritetet lokale të një strukture që ajo thoshte se ishte kishë.
Përmes Këshillit Ndërfetar, thuhet në raport, udhëheqësit e komuniteteve suni, ortodokse, katolike, protestante dhe bektashinj takohen për të diskutuar shqetësimet e tyre të përbashkëta,raporton Zeri i Amerikes.
Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se ligjet nuk lejojnë regjistrimin e grupeve fetare si person juridik, duke u krijuar kështu pengesa funksionimit të tyre.
Qeveria, thuhet më tej, mori masa të miratonte një projekt-ligj që do të lejonte grupet fetare me mbi 50 vetë që të regjistrohen. Raporti ve në dukje një sërë incidentesh gjatë vitit të kaluar, si ai kur protestuesit shqiptarë, me sa duket të organizuar nga politikanët, qëlluan me gurë dhe u përpoqën të ndalonin pelegrinët ortodoksë serbë të ndiqnin meshën e Krishlindjeve në Gjakovë.
Qeveria thuhet në raport ka hartuar një strategji për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm që përfshin edhe bashkëpunimin me komunitetit mysliman.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.5%
-
Jo
44.2%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Auron Tare: Kush e vrau Heroin e Revolucionit Grek Marko Boçari
27 Janar, 20:07
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
Angli/ Gafa e shqiptarit, aplikon për leje qëndrimi me patentë qipriote, dënohet me 4 muaj burg
27 Janar, 19:52
-
RTSH hoqi kryeredaktorin e lajmeve, Olsjan Laskaj! Shoqata e Gazetarëve Europianë: Vendim i paprecedentë, të bëhet transparencë
27 Janar, 19:46
-
Nisin xhirimet e serialit 'Andrra Amerikane' në New York, synohet shpalosja e kulturës shqiptaro- amerikane
27 Janar, 19:41
-
Kosovë/ Kurti pritet me protesta nga simpatizantët e PDK në Skënderaj, hidhen fishekzjarre dhe mjete piroteknike: Albin Hajni!
27 Janar, 19:35
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Afera Partizani/ Ngjela për Report Tv: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat! SPAK nuk preket, krijesë e SHBA
27 Janar, 19:17
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Poloni/ 80-vjetorit të Çlirimit të kampit Aushvic, ministri Hasani: Trashëgimia shqiptare e vetëmohimit do të na frymëzojë gjithmonë për të luftuar në anën e drejtë të historisë
27 Janar, 18:59
-
Votimi për Drejtorin e RTSH i pavlefshëm dhe i paligjshëm, ja dy shkeljet e Këshillit Drejtues
27 Janar, 18:55