Raporti i DASH për Shqipërinë:
Shqetësim mbetet korrupsioni
Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për vitin 2016 sa i përket të drejtave të njeriut në Shqipëri. Problemet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2016 kanë qenë korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, sidomos në sistemin e drejtësisë dhe të kujdesit shëndetësor.
Departamenti Amerikan i Shtetit publikon
raportin për vitin 2016 sa i përket të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Problemet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2016 kanë qenë korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, sidomos në sistemin e drejtësisë dhe të kujdesit shëndetësor.
Shqetësime të tjera të nënvizuara në raport janë dhuna në familje, diskriminimi ndaj grave komuniteteve të caktuara, kushtet nënstandaret në burgje dhe qendrat e paraburgimit.
Në raport citohet se janë shënuar raste kur policët apo gardiantë kanë ushtruar dhunë ndaj të ndaluarve apo kanë zgjatur procedurat duke i mbajtur në burgje apo paraburgim pertej afatitPresioni politik, kërcënimet, korrupsioni i përhapur pengojnë që gjyqësori të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe efikase.
Qeveria ka bërë pak përparim në trajtimin e kërkesave të shumta për kthimin apo kompensimin e pronave të konfiskuara gjatë epokës komuniste. Autoritete kanë shkatërruar shtëpitë dhe bizneset pa një proces të rregullt ligjor ose rekurs për pronarët të cilët duhet të marrin kompensimin e duhur, thuhet ne raport.
Qeveria, biznesi dhe grupet kriminale këkojnë të ndikojnë mbi median dhe ka pasur raportime për dhunë dhe kërcënime ndaj anëtarëve të medias. Gazetarët shpeshherë praktikojnë autocensurën për të shmangur dhunën dhe për t'iu përgjigjur presionit nga botuesit dhe redaktorët. Vijojnë të jenë problem raste e dhunës ndaj fëmijëve, sidomos fëmijët romë dhe zhvendosjet e tyre.
Vendi vijon të jetë në duart e burrave ku gratë dhe fëmijët i nënshtrohen trafikimit dhe punës së detyruar. Puna e qeverisë ishte po ashtu e dobët sa i përket mbrojtjes së punëtorëve dhe emigrantëve.
Janë shënuar raste të diskriminmit në bazë të orientimit seksual, identitetit gjinor, kombësisë, përkatësisë etnike dhe në bazë të aftësisë së kufizuar. Mosndëshkimi vijon të mbetet problem thuhet në raportin e departamentit amerikan të shtetit.
Këtu citohet se problem mbetet prokuroria dhe zyrtarë që kanë kryer abuzime.
Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë apo biznesmenë i shmangen ndjekkjev penale.
Autoritetet ndërkohë kanë marrë masa për të përmirësuar sistemin sic janë pagesat elektronike tëgjobave të trafikut si dhe janë dënuar disa zyrtarë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.4%
-
Jo
11.1%
-
S'do votoj
8.5%
Vota total: 796
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimet për formimin e qeverisë së re/ Emilija Rexhepi i jep dakordësinë Kurtit, Kryeministri takon përfaqësuesit e pakicave
2 Prill, 12:03
-
Tavë me patëllxhanë dhe djathë nga zonja Albana
2 Prill, 12:01
-
‘Për kë bien këto sirena?’, Basha ironizon Ramën: Tani që amerikanët u kthyen në SPAK a do ‘trashet’ 7x7 = 313?
2 Prill, 11:57
-
Byreçka role me lakër, Spring rolls nga zonja Albana
2 Prill, 11:54
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Streha e nemun’ te teatri ‘Kujtim Spahivogli’! Vijon e çelur ekspozita 'Brandenburgu dhe Prusia, pikëtakime me Shqipërinë'
2 Prill, 11:49
-
Përmbysje karakteri, PSG fiton 2-4 kundër Dunkerque dhe shkon në finalen e Kupës së Francës
2 Prill, 11:47
-
Paratë në fushatën elektorale, Zannier: Ne do ta ndjekim këtë çështje, do jemi në terren
2 Prill, 11:41
-
Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK, kreu i misionit të OSBE: Bashkëpunojmë me autoritetet, por gjetjet tona do t’i ndajmë përmes raporteve
2 Prill, 11:31
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën në Mallakastër, Prokuroria e Fierit kërkon ‘Arrest në burg’ për 60-vjeçarin
2 Prill, 11:28
-
Certifikata për rezidentët në 'Durana Tech Park', Rama: Synojmë gjysmë miliardë euro të ardhura në buxhet! Brenda pak javësh, gati 'reformimi' i asistentit virtual në e-Albania
2 Prill, 11:20
-
Pas 28 vitesh në Zërin e Amerikës, gazetari Armand Mero emërohet drejtor i informacionit në Report Tv dhe Shqiptarja.com
2 Prill, 11:16
-
OSBE/ODIHR nis punën, 300 vëzhgues për zgjedhjet e 11 majit! Zannier: Monitorim edhe fushatës në rrjetet sociale
2 Prill, 11:15