Raporti i DASH, Qeveria: Në shtator
 nis pastrimi i politikës nga krimi

Raporti i DASH, Qeveria: Në shtator<br /> nis pastrimi i politikës nga krimi
TIRANË -  Në shtator nis pastrimi i politikës nga të inkriminuarit. Duke marrë shkas nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ka përmendur emrin e një deputeti të parlamentit shqiptar të përfshirë në trafiqe, Ministria e Brendshme deklaroi se do të nisë procesi i dekriminalizimit.

“Lidhur me rastin e deputetit të përmendur në raport ju bëj me dije se nga shtatori i ardhshëm Qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar të hartojë bashkë me partnerët, një kuadër ligjor specifik për të plotësuar standardet më të larta që do i japin zgjidhje njëherë e mirë kësaj çështjeje kaq të debatuar”- është shprehur Gjebrea. 


Zëvendësministrja Elona Gjebrea tha në një konferencë, se që prej shtatorit qeveria do të angazhohet bashkë me partnerët e huaj për hartimin e një kuadri të ri ligjor.
 
Kujtoj këtu se vendi ynë që prej vitit të kaluar, kur doli nga lista e vendeve nën vëzhgim dhe u vendos në kategorinë 2, renditet sërish në kategorinë e vendeve që kanë rritur përpjekjet për zbatimin e ligjit kundër trafikimit.
 
Sipas Gjebresë Qeveria shqiptare e gjeti renditjen e Shqipërisë në 2013 në listën e vendeve nën vëzhgim dhe arriti ta ngrejë një kategori më lart duke e nxjerrë nga kjo renditje e turpshme.
Më tej zv/ ministrja e Brendshme renditi disa nga rezultatet e
Qeverisë dhe të policisë sa i përket godtijes së fenomenit të trafikimit, apo të ardhjes në ndihmë të viktimave të trafikut.


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë