“Qeveria shqiptare dhe ligjet në fuqi në Shqipëri mbrojnë dhe respektojnë lirinë e fesë”. Kjo është ajo që bëhet e ditur mga raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Lirinë e Fesë në botë për vitin 2013.
Raporti i DASH, teksa vlerëson tolerancën fetare në vend, shton se është bërë përparim edhe në shqyrtimin e pretendimeve të grupeve fetare.
Sipas DASH, në Shqipëri nuk ka raportime për abuzim social e diskriminim fetar, ndërsa shton se respektimi i lirisë së fesë nga ana e shoqërisë i lartë.
Sa i përket ligjeve në vend, DASH nënvizon se jo vetëm që mbrohet liria e fesë, por gjithashtu nuk ka ndalim ligjor kundër veshjeve apo simboleve fetare dhe se nuk ka kufizime ndaj ekspozimit publik të simboleve fetare.
Departamenti Amerikan i Shtetit shprehet gjithashtu se në Shqipëri ruhen të drejtat dhe standardet e veshjeve të përshtatshme.
PDF - Raporti i plotë i DASH për Shqipërinë
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Raporti i DASH, teksa vlerëson tolerancën fetare në vend, shton se është bërë përparim edhe në shqyrtimin e pretendimeve të grupeve fetare.
Sipas DASH, në Shqipëri nuk ka raportime për abuzim social e diskriminim fetar, ndërsa shton se respektimi i lirisë së fesë nga ana e shoqërisë i lartë.
Sa i përket ligjeve në vend, DASH nënvizon se jo vetëm që mbrohet liria e fesë, por gjithashtu nuk ka ndalim ligjor kundër veshjeve apo simboleve fetare dhe se nuk ka kufizime ndaj ekspozimit publik të simboleve fetare.
Departamenti Amerikan i Shtetit shprehet gjithashtu se në Shqipëri ruhen të drejtat dhe standardet e veshjeve të përshtatshme.
PDF - Raporti i plotë i DASH për ShqipërinëRedaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)











