TIRANE - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas të cilit tashmë vendi ynë nuk është më në listën e vëzhgimit të vendeve të trafikut të qenieve njerëzore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shprehet krenar për lajmin që vjen nga raporti i DASH ditën e djeshme, ndërsa vetë kryeministri e vlerëson këtë si një hap përpara ndryshe nga ku e lanë paraardhësit.
“Krenar per heqjen e Shqiperise nga praglista e zeze e Departamentit te Shtetit per trafikimin e qenieve njerezore ku e lane paraardhesit!” shprehet Rama në Twitter.

Gjithashtu, në këtë kuadër, Rama ka përgëzuar punën e bërë nga Ministria e Brendshme dhe veçanërisht nga zëvendësministrja e këtij dikasteri Elona Gjebrea.
“Edhe kete here pergezime Ministrit te Brendshem, por nje falenderim i posacem zv.min Elona Gjebrea per punen e shkelqyer ne kete drejtim.” shkruan Rama

Në raportin e publikuar nga DASH ditën e djeshme, teksa vlerësohen reformat e marra nga qeveria në luftën ndaj trafikimit, theksohet se Shqipëria ka arritur të ngjisë dy vende duke dalë kështu nga lista e vëzhgimit të vendeve të trafikut të qenieve njerëzore. Raporti DASH u komentua edhe nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu i cili tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund kësaj forme të skllavërimit modern.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com