Raporti i DASH: Shqipëria, ndër
vendet kryesore të pastrimit të parave

Raporti i DASH: Shqipëria, ndër<br />vendet kryesore të pastrimit të parave
Departamenti amerikan i Shtetit e ka vendosur Shqipërinë në listën e vendeve kryesore të botës sa i përket pastrimit të parave gjatë vitit 2916, ndërkohë që një vit më parë vendi ynë nuk bënte pjesë në të.
 
Raporti i DASH është publikuar më 14 mars të këtij viti dhe e lidh qartazi lëvizjen e parave të pista nga Shqipëria me trafikun e drogës, korrupsionin dhe efektivitetin e dobët të shtetit.
 
Sipas Departamentit, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia kanë hyrë në listën më të re të shteteve kryesore që pastrojnë para në botë, pasi institucionet e tyre financiare janë të përfshirë në transaksionet në valutë, që përfshijnë të ardhurat të konsiderueshme nga trafiku i drogës.
 
“Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm burimi për marihuanë, si dhe një rrugë tranzite për kokainë dhe heroinë e destinuar për tregjet evropiane”, theksohet në raport.
 
Për Shqipërinë DASH ve në dukje së nuk kemi të bëjmë me me një qendër rajonale financiare apo qendër të parajsave fiskale. Por “vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.
 
Shqipëria ka një ekonomi të madhe në cash dhe të sektorit informal, me prurje të mëdha të parave nga jashtë në formën e remitancave. Të ardhurat më të mëdha të gjeneruara nga krimi në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal, kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
 
Shqipëria ka një treg të zi të konsiderueshëm për mallra të kontrabanduara dhe kontrabanda lehtësohet nga kontrollet kufitare dhe procedurat doganore të dobëta. Shqipëria shërben si një bazë e operacioneve rajonale për organizatat e krimit të organizuar. Të ardhurat e paligjshme mund të pastrohen lehtë”, thuhet në raport.
 
Pasuritë e paluajtshme (veçanërisht në zonat bregdetare), projektet e zhvillimit të biznesit dhe lojrat e fatit janë ndër metodat më të popullarizuara për të fshehur të ardhurat e paligjshme. Ligjvënësit njohin nevojën për të luftuar pastrimin e parave, por mbeten kryesisht të paefektshëm për ta bërë këtë.
 
Policia e Shtetit ka një njësi të dedikuar Krimit Ekonomik, që bën përpjekje për të parandaluar pastrimin e parave, ndërsa policia dhe prokurorët vazhdojnë të trajnohen në këtë çështje. Por është i domosdoshëm një bashkëpunim më i mirë mes policisë dhe prokurorëve.
 
Raporti shton se ndërsa autoritetet shqiptare raportuan një rritje të arrestimeve dhe shkatërrimin e plantacioneve të kanabisit në vitin 2016, ka pasur edhe raporte të rritjes së kultivimit të kanabisit brenda vendit. Megjithatë, me përjashtim të marihuanës, përdorimi i paligjshëm i drogës nuk duket të jetë shumë i përhapur.
 
Pavarësisht nga një numër i konsiderueshëm i hetimeve të pastrimit të parave, numri i ndjekjeve penale të tyre, sipas DASH, mbetet i ulët. Deri në mes të vitit 2016 katër raste të pastrimit të parave janë referuar në gjykatë për ndjekje, ndërsa shtatë të pandehur janë dënuar për veprën.
 
 
Lista e vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë (sipas alfabetit)
 
Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua e Barbuda, Argjentina, Aruba, Azerbaixhan, Bahamas, Barbados, Belize, Benin, Bolivi, Bosnie-Hercegovinë, Brazil, Ishujt Virxhin Britanikë, Birmania, Kepi i Gjelbër, Kamboxhia, Kanada, Ishujt Cayman, Kina, Kolumbia, Kosta Rika, Kuba, Kuraçao, Dominika, Republika Domenikane, Ekuador, Egjipt, El Salvador, Gjeorgji, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea-Bissau, Guajana, Haiti, Honduras, Hong Kong, India, Indonezia, Iran, Irak, Itali, Xhamaika, Kazakistan, Kenia, Kirgizia, Laos, Liban, Liberi, Malajzi, Meksikë, Marok, Holandë, Nikaragua, Nigeri, Korea e Veriut, Pakistan, Panama, Paraguaj, Peru, Filipine, Portugali, Rusi, Senegal, Serbi, Sint Maarten, Afrika e Jugut, Spanja, St. Kitts dhe Nevis, St. Lucia, St. Vincent dhe Grenadines, Suriname, Taxhikistan, Tanzani, Tailandë, Timori Lindor, Trinidad e Tobago, Turqi, Turkmenistan, Ukrainë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe, Uruguaj, Uzbekistan, Venezuelë dhe Vietnam.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!