Në raportin e DASH theksohet se gjatë vitit të kaluar autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014.
“Ky sukses i dedikohet kryesisht vazhdimit të bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe shtimit të angazhimit të udhëheqjes politike dhe asaj të policisë. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhues kryesor narkotikësh të tjerë, substancash kimike bazë, ose drogash sintetike”, theksohet në raportin e DASH.
Duke cituar burime nga autoritetet shqiptare theksohet se gjatë 10 muajve të parë të vitit 2015, u kapën 6.87 tonë marijuanë, u shkatërruan 689,815 bimë marijuane në një sipërfaqe prej 44 hektarësh. Autoritet po ashtu kapën 55.3 kg heroinë dhe 26.4 kg kokainë.
Raporti vjetor i DASH për narkotikët, përgatitet për Kongresin, në kuadër të ligjit për ndihmat për vendet e tjera dhe pasqyron përpjekjet e një sërë vendesh kryesore për të luftuar gjithë aspektet e trafikut të drogave.
RAPORTI I DASH - “STRATEGJIA NDËRKOMBËTARE E KONTROLLIT TË LËNDËVE NARKOTIKE 2016”
Shqipëria mbetet vendburim i marijuanës, si dhe një pike tranziti për dërgimin e kokainës dhe heroinës së destinuar për tregjet evropiane.
Gjatë vitit 2015 autoritet shqiptare kanë shënuar një vazhdimësi mbresëlënëse arrestimesh dhe sekuestrimesh kundër prodhimit të drogës dhe rrjeteve të trafikimit që veprojnë në vend, duke vijuar kësisoj prirjen e nisur në vitin 2014.
Ky sukses mund t'i atribuohet:
- bashkëpunimit të vazhdueshëm rajonal me Policinë italiane
- përkushtimit maksimal nga lidershipi politik dhe policor për të përcaktuar përparësitë në luftën kundër drogës.
Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, apo drogave sintetike.
Qeveria e Shqipërisë nuk ka statistika matëse të përdorimit të drogës. Me përjashtim të marijuanës, përdorimi i paligjshëm i drogës nuk duket të jenë fenomen i përhapur.
Sipas Policisë së Shtetit, në 10 muajt e parë të 2015, volumi i konfiskimit të marijuanës arriti një total prej 6.87 tonësh.
Një përpjekje e vazhdueshme në rang vendi ka mundësuar shkuljen dhe shkatërrimin e 689,815 bimë marijuane në 44 hektarë tokë sipas identifikimit të fluturimeve italiane.
Policia e Shtetit ka sekuestruar gjithashtu 55.3 kilogram heroinë dhe 26.4 kg kokainë.
Gjatë 10 muajve të parë të vitit Policia e Shtetit, duke përfshirë Policinë Kufitare, arrestoi 827 persona për vepra të lidhura me trafikimin e drogës.
Deri në shtator, Prokuroria e Krimeve të Rënda (PKR) ka hetuar 188 procedime penale për trafikim të narkotikëve. Prej të cilave, 105 kanë qenë raste të bartura nga vitet e mëparshme, ndërsa 81 raste janë regjistruar për herë të parë në vitin 2015.
PKR ka dërguar 40 raste në gjykatë, dhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 68 vendime me shpallje fajtorë, përfshirë edhe raste që janë zgjidhur nga vitet e mëparshme .
Shqipëria vazhdon të marrë asistencë nga Shtet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian për të rritur kapacitetet e saj në luftën kundër narkotikëve.
Deri në Tetor qeveria ka realizuar 31 operacione të përbashkëta me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, kryesisht në bashkëpunim me autoritetet italiane. Shtetet e Bashkuara vijojnë të ofrojnë asistencë për menaxhimin e integruar të kufirit me fokus kontrollin e kufirit detar, hetimeve kundër narkotikëve, dhe programet e ndihmës në sektorin gjyqësor.
Për të reduktuar kërkesën për drogat e paligjshme, me mbështetje të SHBA-së, Policia e Shtetit dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë kanë vazhduar të bashkë-financojnë një fushatë ndërgjegjësimi kundër drogës dhe pro reduktimit të kërkesës së saj, përmes një projekti në 300 shkolla fillore publike, duke përfshirë mbi 30.000 studentë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)