Raporti i DASH, Tahiri: Do nxjerrim
vendin nga harta e trafikimit
Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e personave në Shqipëri, dhe lajmit të mirë që rezulton nga ky raport se Shqipëria tashmë ka dalë nga “Lista e vëzhgimit të grupit” kanë ardhur edhe vlerësimet nga qeveria shqiptare. Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thekson se qeveria shqiptare ka përmbushur tashmë një nga premtimet e bëra lidhur me reduktimin e fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore.
TIRANE- Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e personave në Shqipëri, dhe lajmit të mirë që rezulton nga ky raport se Shqipëria tashmë ka dalë nga “Lista e vëzhgimit të grupit” kanë ardhur edhe vlerësimet nga qeveria shqiptare. Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thekson se qeveria shqiptare ka përmbushur tashmë një nga premtimet e bëra lidhur me reduktimin e fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore. Ndërsa shtoi se ka ende punë për të bërë në këtë drejtim. Duke u shprehur se qeveria e kaluar e kishte zhytur vendin në listën e vendeve në vëzhgim sa i përket këtij fenomeni, ministri Tahiri tha se ngjitja e Shqipërisë në grupin 2 është një lajm i mirë.
“Qeveria e kaluar e zbriti Shqipërinë në listën e vendeve në zhvillim, apo akoma më keq të zhytura në kriza të rënda. Madje nuk bëhej përpjekje për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. DASH vlerësoi se kemi treguar vullnet të palëkundur për të lëvizur nga gjendja ku ishim dhe për t’u renditur në vendin e dytë. Kjo tregon se ka ende shumë për të bërë, por tregon se qeveria aktuale po vijon përpjekjet për eliminimin e këtij fenomeni.
Në 2013 janë vetëm 2 të dënuarit për këto vepra penale, për të treguar se drejtësia ka ende shumë për të bërë. Dalja nga lista e vendeve në vëzhgim ishte një angazhim i qeverisë, dhe ky tregon për një tjetër premtim të mbajtur në 100 ditë qeverisje.
Një punë kolosale kurorëzoi qeverinë në ngritjen në vendin e dytë në këtë drejtim. Jemi të vendosur për ta nxjerrë vendin nga harta e vendeve të shënjestruara për trafikun e qenieve njerëzore”, tha ministri Tahiri.
Ndërsa Elona Gjebrea tha se “raporti i DASH vlerëson hapat që qeveria ka ndërmarrë për ta nxjerrë vendin nga lista e vendeve në vëzhgim. Në raport vlerësohet rikthimi në funksioni i mekanizmit të antitrafikut. Po kështu vlerësohet përmirësimi i legjislacionit, dhe hapat e ndërmarra deri më tani”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39